LDK-ja;Qendra Sportive “Sezair Surroi” në Prizren, gjithashtu po i vuan pasojat e qeverisjes amatoreske.
Punimet e filluara në projektin e një pishine sportive dhe ato në një fushë për apasionantët e rroshullave, tash më janë shndërruar në gërmadha.
– Kështu si në shumë dështime të tjera, edhe këtu, paratë e taksapaguesve prizrenas janë derdhur kot, sepse Qendra Sportive, e vetmja në Prizren, është ngulfatur nga gërmadhat, balta dhe demolimet, pa investime, pa mirëmbajtje, e lënë si mos më keq.
Të dashur qytetarë të Prizrenit,
– ju meritoni më mirë e më shumë se kaq. Ne do tu japim rinisë dhe klubeve e ekipeve sportive vendin e merituar duke investuar në infrastrukturë, mirëqenje dhe në zhvillimin e aktiviteteve të tyre sportive.
– Kjo qeverisje është e mbaruar dhe duhet ndëshkuar!/qendrapress.com/