Legjenda që nuk vdes kurrë

0

.Për  komandantin legjendar e të  pavdekshim -Komandant “Drini”. Ekrem Rexha, për një kohë të  gjatë  do të shkruhen , poezi e libra. Ai  do të  mbetet frymëzim i paharruar  për  lirinë e Kosovës, Po sjellim  një  fragment nga ( “Legjenda që nuk vdes kurrë “ f. 121/ B. Filipi, dorëshkrim) që në  fb e sjellin bijtë e  Heroit.

“ Tashmë çdo gjë ka ndryshuar, kanë kaluar kohë por një gjë nuk ka ndryshuar, mbetet e freskët:  figura, autoriteti dhe popullariteti i Komandant Drinit. Imazhi i Tij mbetet i gjallë dhe i përditësuar tek dy  djemtë e Tij: Drinit dhe Ekit. Ata ecin krenarë në rrugën e dijes, atë rrugë të cilën e shtroi ati i tyre me shokë. Ata janë krenaria e Tij, dhe Ai mbetet Engjëlli i tyre mbrojtës në çdo hap.

  Jeta dhe vepra e Komandant Drinit janë fanar që ndriçojnë, e do të jenë pikë referimi për brezat e Kombit. Kjo, pasi fjalët e tij ishin dhe janë një urtësi që i flasin cilitdo për ndjenjë kombëtare dhe paqësore. Thëniet e Tij lapidare  vlejnë për çdo kohë dhe brez! Ky yll që nuk shuhet kurrë jeton në Flamurin e Kombit, që çdo moment që valëvitet duket sikur u thotë djemve të tij :” krenar për ju bijtë e mi!  Jam me ju! “

E bashkëluftëtarëve të tij:” rrini zgjuar, e me urtësi dhe maturi ngrini zërin aty dhe atje ku duhet për çështjen e vendit tonë! “

     ( “Legjenda që nuk vdes kurrë “ f. 121/ B. Filipi, dorëshkrim).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *