Lekaj: Situata po përkeqësohet çdo ditë e më shumë me Qeverinë Kurti

0

                                     Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se nga Qeveria Kurti nuk ka parë ndonjë planifikim ekonomik për t’i dalë në ndihmë bizneseve dhe qytetarëve për shkak të COVID-19.“Qytetarët nuk harrojnë që Vetëvendosje ishte ajo që bllokoi me muaj të tërë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike ku sipas jush ishte një ligj i rrezikshëm dhe i palogjikshëm e siç e dimë mungesa e këtij ligji hendikepoi shumë veprimtari dhe biznese e qytetar dhe se një pjesë të madhe të fajit në këtë proces të humbjeve keni gisht edhe ju si parti madje më shumë se të gjithë. Për keqardhje, atëherë ka pasur për çka të votohet ndërsa tani nga ministria dhe qeveria nuk po shohim ndonjë iniciative, ide apo planifikim ekonomik për të ndihmuar bizneset sektori ekonomi apo qytetarë”, tha ai.“Situata po përkeqësohet çdo ditë e më shumë. Vërejte që pushteti lokal është përballur me vështirësi si rezultat i ndryshimeve thelbësore në buxheti dhe menaxhim financiar dhe qytetari është duke pësuar e them sepse nga të dhënat që i kemi e shohim se qeveritë komunale kanë rënie të ndjeshme të tatimit mbi të ardhurat, taksës së shitjes dhe të ardhurave të tjera”, ka shtuar ai.“Edhe para se të vini ju por edhe tani që ju jeni në pushtet situata po përkeqësohet më shumë, ku vërejmë që niveli lokal është përballur me vështirësi si rezultat i ndryshimeve thelbësore me buxhetim dhe menaxhim financiar dhe se qytetari është duke pësuar”, tha Lekaj.Tutje, Lekaj tha se kjo nuk duhet të lejohet nga qeveria pasi që këta të fundit kanë ardhur në pushtet duke u thirrur në emër të kthimit të shpresës, të jetesës cilësore dhe të një udhëheqjeje që nuk e kanë parë qytetarët qe 20 vite.“Prandaj është koha dhe momenti juaj, realizoni atë që premtuat. E nderuara qeveri Kurti, qytetarët nuk harrojnë që Vetëvendosja ishte ajo që bllokoi me muaj të tërë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, ku sipas jush ishte një projektligj i pa logjikshëm dhe i rrezikshëm, e siç e dimë mungesa e këtij ligji hendikepoi shumë veprimtari, biznese e qytetarë të Kosovës dhe se një pjesë të madhe të fajit në këtë proces të humbjeve të mëdha ekonomike keni gisht ju si parti madje më shumë se të gjithë”, tha Lekaj.Lekaj tha se nuk po shohim ndonjë ide për financim ekonomik për të ndihmuar qoftë bizneset, qoftë qytetarët e kjo nuk mund të njihet ndryshe përveç si një dështim si rrjedhojë e një qeverie pa projekte, një qeveri që nuk di të udhëheq.Ai tha se opozita nuk mund të mbyllë sytë sepse pandemia ka krijuar efekte negative gjithandej vendit dhe se shteti e ka për obligim të qëndroj afër bujkut, afër blegëtorit, afër sektorit privat dhe gjithë atyre qe janë pjesë e hallkave të zinxhirit ekonomik të shtetit të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *