Lëkundje tërmeti në Shqipëri

0

                 Shqipëria është goditur përsëri nga lëkundjet e tërmetit. Mbrëmjen e sotme një tërmet me magnitudë 3.0 është regjistruar rreth orës 20:01 në jug të Shqipërisë.Lëkundjet sizmike janë ndier në Sarandë, Gjirokastër dhe Delvinë. Sipas të dhënave tërmeti ishte me thellësi 2 km me epiqendër pranë Gjirokastrës.Pak ditë më parë në vendin tonë u regjistruar një tjetër tërmet me magnitudë 4.5 me epiqendër në Lezzhë me thellësi 10 km. Tërmeti ngjalli panik tek qytetarët, të cilët dolën nga banesat e tyre gjatë orëve të mbrëmjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *