“Lëndim i lehtë trupor dhe Mbajtje në Pronësi Ilegale të armës”
Zëdhënësi i policisë rajonale ne Prizren Vesel Gashi njofton se me datë 6 maj 2021, Policia në Prizren kishte pranuar një informacion se në rrugën “Tranziti i Vjetër” ne Prizren, është duke ndodhur një përleshje (rrahje) në mes disa personave te një lokal muzike Live Veprimet policore ishin të menjëhershme . Lidhur me ketë rast janë identifikuar personat e dyshuar të përfshirë ne ketë rast e të cilët janë: • A. D.,(viti i lindjes 1973,mashkull kosovare), • SH.TH., (viti i lindjes 1977,mashkull kosovar), • SH.B.,(viti i lindjes 1975,mashkull kosovar), • B.A., (viti i lindjes 1974,mashkull kosovar), • A.A., (viti i lindjes 1971,mashkull kosovar), • Z.R., (viti i lindjes 1979,mashkull kosovar) dhe • M.S., (viti i lindjes 1977,mashkull kosovar), Të dyshuarave u është gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provave materiale: – 1 (një) pistoletë, – 2 (pesë) fishekë dhe – 1 (një) karikator Te dyshuarit janë shoqëruar në stacioni policor në Prizren VERI, janë intervistuar lidhur me rastin dhe në konsultim me Prokurorin e shtetit ndalohen për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga njësiti i hetimeve të stacionit policor Prizren Veri.