LESHRAT E ARIANIT KOCIT !- Shkruan: Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

 Reagim ekstrem kundër…..bukurisë : Janë dy persona që po reagojnë kundër bllokimi të Kuvendit të Kosovës nga keqbërësi Kurthi , i shoqëruar nga dy marioneta hiper aktive , marioneta numër 1 që është ” kryetar ” i Kuvendit dhe marioneta numër 2 që po kacavjerret të bëhet kryetare e Kuvendit ; Avni Dehari dhe Lenka Haxhiu. Opozita nuk është se po tregon një vullnet a gatishmëri të tejkalimit të situatës përmes ofrimit të një konstruktiviteti kushtëzues . PDK nuk e voton asnjë të propozuar nga Kurthi që ka qenë pjesë e qeverisë në ndërkohë që i voton 40 emra të tjerë. Këtu nuk shoh asnjë logjikë as politike e as jopolitike për faktin se ata 40 të tjerë nuk dallojnë asgjë nga këta 8 të tjerë për faktin se të gjithë janë formatizuar dhe klonuar nga Albin Kurthi . Merreni me mend nëse propozohen injorantët legjendarë si Gima i Gushavcit , kumbara i Spasiqëve , ofruesja e dashurisë , një leshko si Dilmali , narkomanët e Prizrenit dhe trabantët tjerë ” intelektualë ” , këta do të votoheshin nga PDK -ë !!!! Në lojën e pokerit parapolitik , PDK – ë po luan bllofin duke e ditur se Kurthi nuk e ndërron propozimin me emër tjetër të LV – së andaj po i kërkon 40 ” yje ” tjera për t’i votuar. PDK – ë është dashur që në seancën e parë ta votojë të propozuarin/të propozuaren nga LV – ë për të krijuar epërsi strategjike për zgjedhjet lokale në vjeshtë , dhe zgjedhjet e përgjithshme , kurdo që ato do të mbahen. AAK – ë është më modeste duke ofruar tre emra që do të votoheshin , Glauk Konjufca , Shqipe Selimi dhe Saranda Bogujevci . Që të tre të ” propozuar ” nga AAK – ë kundërshtuan vullnetin , pa asnjë legjitimitet të AAK – së , duke e përkrahur Lenka Haxhiun . Këta 47 deputetë të LV – së , të fotokopijuar nga Xeroxi ( fotokopijuesi ) i Kurthit ndryshojnë qëndrim vetëm nëse Kurthi do të ndryshojë qëndrim. Në këtë mes qëndrim më të drejtë dhe më të sinqert , nëse marrim guxim të themi se në politikën kosovare ka sinqeritet , ka LDK – që kanë deklaruar se nuk e votojnë asnjë të propozuar nga LV – ë për kryetar Kuvendi. Ky qëndrim do të përkthehet në rritje të votave për LDK – ë , pa asnjë dyshim. Test i parë do të jenë zgjedhjet lokale . Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka ngatërruar lëmshin edhe më shumë duke krijuar rrethana që secili ta interpretojë sipas dëshirës dhe nevojës . Presidentja e Ukrainës , Vojsa Osmani po mundohet ta demonstrojë ate që nuk e ka dhe që e ka lënë peng te Albin Kurthi , paanësinë , të qenit përbashkues , autoritetin dhe mandatin e garantuesit të funksionimit normal të institucioneve . Po kush atëherë po angazhohet për zhbllokim të ngërçit për një Kuvend funksional ? 1. Ambasadori i Gjermanisë , aktivisti i devotshëm por i padeklaruar publikisht , herrn Rohde. 2. Shoqëria civile me do protesta që nuk e bindin askend . Pastaj këta nuk i merr askush seriozisht për faktin se mendohet , në publik se punojnë vetëm për lekë. 3. Fatmir Limaj me kusht që ai të bëhet kryetar i Kuvendit. 4. Grupi i besnikëve të pakicës joserbe , me kusht që ta marrin ndonjë ministri , tender a ndonjë përfitim tjetër. 5. Prof.dr. Ramçe i njohur si baba i mediokritetit , injorancës , pafytyrësisë dhe servilizmit në Kosovë. Ai është i dashuruar marrëzisht në patriotizmin e Fatmir Limajt , nëse voton siç do Kurthi. Çfarë alkimie , dje Fatmir Limaj quhej Fatmir Asfalti , sot Fatmir patrioti. Mendoj se janë vetëm dy personalitete që angazhohen sinqerisht , madje duke kontribuar me mjete vetanake , materiale dhe jomateriale përfshirë këtu sakrificën sublime. 1. Agim Pllashniku : një ish ushtar i UÇK – së dhe mbrojtës i vlerave të luftës çlirimtare në me krye Hashim Thaçin , Kadri Veselin , Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Protestoi shumë herë , pa siguruar përkrahje të gjerë , përveç lavdërimit. Së fundi , para Kuvendi solli dy shalqinj që kanë kushtuar afërsisht 10 euro. Me ato para ka mundur të blejë ” koçet e dashit ” te ndonjë mishshitës patriot e që pastaj t’i varë në dyert e Kuvendit. Ashtu po veprojmë ne votuesit duke ngarë : ” sikur Muça , pas daive..”. 2. Arianit Koci e filloi kundërshtimin , ” si Mohikan i fundt “. Herë me intervista , herë duke çortuar deputetët duke mos i lënë të flasin para Kuvendi. Pastaj me pyetje papnore , ” Urbi et Orbi ” drejtuar qytetarëve nëse do të përkrahej nëse do të angazhohej në politikë. Çka ka bërë deri më tani përveç promovimit politik ?! Pastaj solli katër gomarë nga Istogu duke e përjashtuar në mënyrë diskriminuese përfaqësimin rajonalë. Madje njërit , më të voglit ” anakonda ” i mbërriti përtokë . Prishtina është qytet i mundësive të mëdha , edhe për gomarin adoleshent nga Istoku. Sot Arianiti paralajmëroi përshkallëzim sakrifikues , ps treguar cili do të jetë. Së pari mendova se mund të sakrifikohet si Jan Pallahu në sheshin ” Vasllavskije Namjesti në Pragë , Çeki që i vuri flakën vetes për të kundërshtuar okupimin sovjestik. Për fat të mirë për Kosovën dhe mbarë njerëzimin liridashës Koci nuk e bëri këtë. Ai , thjesht e rrou kokën duke prerë flokët. Mirë ka bërë , edhe ashtu flokët ishin hapareshur , nuk i rrinin bukur. Me të dëgjuar për këtë rast sublim të sakrificës së Kocit , të paparë dhe të padëgjuar deri më sot , më iku mendja te kënga : ” Shtatë shaljanë kanë ra në Shtoj…” përkatësisht pjesa kur Deli Pjetra largohet nga Saraji i Shkodrës për të dhënë lajmin se kanë : ” lanë një nam në Shkodër , preun vezirit djalin n’ votër…”. Nëna e tij duke menduar se djali i ka tradhëtuar shokët i drejtohet me : ” ku je bir , ku i ka lanë shoktë , për ty nana i preftë floktë…”. Atëherë prerja e flokëve nënkuptonte akt të lart moral , si përgjigje ndaj tradhëtisë. Motivi i Kocit nuk besoj se ka këtë prapavijë , morale në radhë të parë. Së pari Koci nuk është shaljan siç jam unë po duket të jetë një levrek i butë , më herët si pjesë e menysë politike të Albin Kurthit. Tash , meny e kujt është ?! Shpresoj se Koci e ka përfunduar sot procesin e rruajtjes , e të mos vazjdojë më tutje. Edhe ashtu jemi bërë gazi i botës. Dikush tha se kjo javë do të jetë javë e pazareve të pista që nuk ka të bëjë me interesin e qytetarit dhe Kosovës. Është vazhdimi i takimeve Kurthi – Limaj. A po bëhet më m.. a , siç thoshte Azem Galica !!!!! 21 korrik 2025 Prishtinë Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA