Letër komandantit të rënë në luftë për Atdhe.-Shkruan  Veterani i UÇK-sç  Enver  H. MUSAJ

#Komandant .

Nuk po t’shkruj me dorë të lehtë. M’dridhet lapsi, jo prej frikës, por prej mllefit.

E di që s’të arrin kto fjalë në varr. E di që sytë e tu s’shohin ma.

Por shpresoj që shpirti yt nuk është bërë pluhur kot.

Se, nëse po na sheh, po ta them drejt: po na vjen marre.

Ti, që s’kurseve as gjak, as rini, as jetën.

Ne, që mbijetuam, po jetojmë nën hijen e asaj lirie që sot s’ka as ngjyrë, as shije.

E shteti për të cilin ti dhe shumë si ti e latë zemrën nëpër male, sot është kthyer në pazar hajdutësh.

#Kuvendi që duhej të ishte zëri i popullit, nuk arrin as të formohet e mblidhet.

As me u mbledh nuk po munden. E ti e di sa vështirë është me u mbledh në kohë lufte, por atëherë dilnim për flamur. Sot rrinë për tender.

#Ne që u kthyem gjallë, nuk po dimë çka me u thanë fëmijëve. Na kanë katandisë komandant. Paga të ulëta, pensione për lëmosh, çmime që veç në treg lufte i sheh. Me ble një shampon, duhet me kalkulu a me heq dorë prej bukës.

Jetë e zorshme komandant. Kredi mbi kredi, shpenzime që na kanë lidhë duart e këmbët. Po jetojmë me frikë nga java në javë. Migrimi po rritet nuk ka të ndalur.

E politikanët?

Ata janë t’lirë. Lirë me mashtru, me vjedh, me jetu në luks.

#Milionerë – jo me punë, por me vota. Jo me meritë, por me lidhje. Ai që rren e shan ma shumë shpërblehet.

Na e nxinë jetën komandant.

Ti e dhurove jetën për këtë vend. Ata e morën si plaçkë.

Na e kthyen lirinë në ankth.

Ti kishe një armë. Ata kanë pasaporta diplomatike e pasuri jasht vendi.

Ti kishe betim. Ata kanë koncesione, makina e truproje.

Ti pate besë. Ata kanë llogari në emër të grave, e ilakeve.

Ti pate vetëm një uniformë. Ata kanë një veshje për çdo rrenë.

Na ke lanë me amanetin për me e nderu këtë tokë.

E ne po mbajmë zi për idealin që vdiq.

E vetmja krenari që na ka mbet është që s’jemi si ata.

Po s’na del as zani, se kush flet – përjashtohet. Kush kundërshton – izolohet.

Populli është lodh, komandant. S’është dorëzu, por është therë përbrenda, ia kan fut frigen në palc.

Sot, më shumë se kurrë, e ndjej që liria pa drejtësi është vetëm një fjalë boshe.

#Shteti#Kosova për të cilin luftuam është në dorë të njerëzve që kurrë s’e deshën atë., dhe simbolet e saj.

E ne – luftëtarët e Uçk – së e mbijetuar – ndjejmë faj. Jo që jetuam, por që nuk arritëm me e ruajt atë që ti me shokë na e le amanet #Shqipërin Natyrore e bashkimin kombëtar. LAVDI