LËVIZJA ATDHETARE ILIRIA LAJMËRON

– Dega e Lëvizjes Atdhetare Iliria e Qarkut Dibër, në bashkëpunim me Këshillin Bashkiak të Peshkopisë dhe shumë intelektual, aktivist, patriot të Peshkopisë, Dibrës Madhe, Bulqizës, Burelit, Mirditës dhe Kukësit, e ndihmuar edhe nga Komiteti Drejtues i Lëvizjes, “LAI”, më datë 19 Korik 2025, pra të shtunën e radhës, në orën 10:30, në Pallatin e Kulturës, në Qendrën Kulturore, “Haki Stërmilli” në Peshkopi, organizon një aktivitet, kulturor, artistik, patriotik me vlera të veçanta për komunitetin dhe kombin, ku kanë konfirmuar pjesëmarrje, aktivist patriotë dhe përfaqësues të Lëvizjes Atdhetare Iliria, nga Maqedonia, nga Dardania, nga Gjirokastra, deri në Shkodër dhe shumë përfaqësues shoqatash patriotike, si ajo e Çamërisë me seli në Prishtinë, e Fush-Bardhës në Gjirokastër, e Çermenikës në Librazhd, e Lëvizjes “Gratë Frymojnë Vlera” në Shkodër, shoqata për shkencë dhe kulturë, “Pellazgët” me seli në Tetovë, Shoqata Bulqiza etj etj…

– Aktivitetin do ta respektojnë dhe shtojnë vlerat pjesëmarja e këngëtarëve mjeshtër të këngëve epike, patriotike si vigani i Mirditës, Agim Picaku, rapsodi i konfirmuar bindshëm, trashëgues i Dervishëve të Zall-Dardhës, Ruzhdi Dervishi, rapsodi i talentuar dukagjinas nga Shkodra, Kol Martini Arramadhi, valltaret e talentuara bulqizake të shoqëruara nga shkrimtarja më e re, gjimnazistja Ergisa Gjoka dhe TV Bulqiza dhe pasojn artistët dhe valltarët; Rifat Imeri, Baftjar Murati, Kapllan Bici, Mentor Çerja..

– Hyrja është e lirë…

– Ju lutemi qytetarë patriot dibran, që ndodhen në Peshkopi e më gjerë, sipas mundësive, vlerësojeni çiltërsisht dhe seriozisht këtë aktivitet patriotik, atdhetar, apolitik e fetar me pjesëmarjen tuaj e pse jo edhe me ndonjë mendim tuajin të çmuar, sipas ambientit…

Falënderojmë drejtuesit e lëvizjes, “LAI” të Qarkut Dibër!

Falënderojmë të gjithë pjesëmarsit nga gjithë trevat dhe komunitetet e kombit!

Falënderojmë artistët dhe organizatorët e aktivitetit!

Falënderojmë drejtuesit e Bashkisë Dibër!