Lëvizja Atdhetare Iliria, solemnisht u përurua  me fjalime atdhetare e këngë patriotike.

Të dielën e 24 nëntorit,nga ora 11 u bënë bashkë vëllezër dhe motra: Gegë, Toskë e Çamë, Maqedonas dhe Dardanë, Ulqinak, Arvanitas dhe Diaspora kudo që ndodhen , përmes përfaqësuesve të tyre
Me fjali,,e zemre me dashuri atdhetarie, festuan bashkërisht, në Pallatin e Kulturës “Artan Cuku” Bashkia Kamëz, kurorëzimin e lëvizjes atdhetare patriotike të emëruar; Lëvizja Atdhetare Iliria, “LAI”
Kz takim bëri bashkë-atdhetarë nga shumë Bashki të Shqipërisë, Dardanisë, Maqedonisë, Çamërisë, Ulqinit, ku me fjalime zemre folën për këtë lëvizje atdhetare, e u kënduan këngë për Adem Jasharin e për bashkim kombëtar .Në fjalimin e tij kryetari i kësaj lëvizje Setki Jashari, ishte i zjarrtë dhe foli me shpirt e zemër atdhetari

  • Ka boll Shqipëria, me dhjetëra parti dhe qindra shoqata, të gjitha një vrime i ginë, veç për para luftojnë….Janë këta tipa karagjozë që me indiferentizmin e tyre, me injorancën e tyre u japin oksigjen dhjetëra e qindra partive dhe shoqatave banda hajdutësh, deri edhe qendra agjenturore anti-kombëtare…
  • Shoqata Atdhetare Iliria ka lindur si nevojë urgjente dhe shumë e domosdoshme për rizgjimin e kombit shqiptar nga gjumi i rëndë, ku e ka droguar epoka djallëzore antikombëtare, me qëllimin e vetëm, sabotimin dhe shkatërrimin pa limit të çështjes shqiptare…
    Misioni fisnik i kësaj Lëvizje Patriotike, është frymëzimi i gjithë patriotëve dhe shqiptarëve të ndershëm, me qëllimin final:
  • Në trojet etnike shqiptare të komandojnë vetëm shqiptarët dhe jo vetëm hileqaret e Evropës dhe botës”, që në trojet etnike shqiptare të flitet vetëm një gjuhë, që në trojet shqiptare të valëvitet vetëm një flamur, që në trojet shqiptare të ketë vetëm një fe, SHQIPTARIA…. Po kështu me fajlë zemre e shpirt atdhetarie përshëndet edhe nga të gjitha pjesët e Shqipërisë etnike. Me këtë rast sekretari i shoqtës prezantoi edhe stemën dhe flamurin e kësaj lëvize. Në të ardhmen pritet që kjo lëvizje të fuqizohet e bëhet zë bashkim kombëtare dhe ti kthejë Arbërisë meritat që duhet ti kishte populli shqiptar./www.QendraPress.com/