Lëvizja e lirë e qytetarëve duhet të rregullohet me ligje

0

Sa pengohet  ekonomia e  vendit për shkak të kufizimit të  lëvizjes së lirë nga ora .21.00 deri në orën 5 të mëngjesit? Mrs, Qemajl Mazreku, jurist pohon:-“ Shtetasit e Republikës së Kosovës dhe të huajt që janë banorë të ligjshëm të Kosovës kanë të drejtë të lëvizin lirisht në Republikën e Kosovës. Kufizimet e kësaj të drejte rregullohen me ligj, nëse ato janë të nevojshme për të përmbushur obligimin për mbrojtjen e shtetit. Për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19, dhe për shkak të mosmiratimit të ligjit anticovid, vlenë Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse. Sipas këtij ligji, si një ndër masat mbrojtëse është karantina apo kufizimi i lirisë së lëvizjes së njerëzve të shëndoshë të cilët janë ekspozuar shkaktarëve të rrezikshëm të sëmundjeve ngjitëse.      Si masë më e re është kufizimi i lëvizjes së njerëzve dhe ndalimi i punës së sektorit të gastronomisë nga ora 21 të mbrëmjes der 5 të mëngjesit. Nuk jam ekspert i ekonomisë, por padyshim se dëmet do të jenë të mëdha sidomos sektori i gastronomisë dhe turizmit. Dihet mirëfilli se dasmat dhe ahengjet mbahet kryesisht gjatë verës dhe në orët e mbrëmjes dhe me këtë kufizim ato nuk mund të mbahen. Duke ia shtuar kësaj që edhe mërgimtarët nuk po vijnë në atdhe pasi që kur të kthehen duhet t’i nënshtrohen karantinimit në vendet e tyre të qëndrimit. Si rrjedhojë e kësaj do të dëmtohen edhe sektorë të tjerë të ekonomisë që nuk do të jenë lehtë të riparueshme./qendrapress.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *