Lëvizjet më të mëdha të qytetarëve këto ditët e verës janë mbrëmjeve, ku sheshet dhe qendrat tregtare janë përplot njerëz që nuk e kanë marrë seriozisht pandeminë.
Arben Shala përfaqësues I shoqërisë civile lidhur me kthimin e masave në Prizren shprehet” Arben Shala “Deri më tash u tregua se popullata nuk është fort e disiplinuar t’i përmbahet udhëzimeve e rekomandimeve që u dhanë nga autoritetet shëndetësore dhe IKShP. Në anën tjetër, autoritetet e rendit dhe inspektoratet nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për t’i zbatuar urdhëresat që parandalojnë përhapjen e virusit. Nga autoritetet është llogaritur që popullata do t’i zbatojë vet urdhërat, duke besuar se kjo çështje do të vet-rregullohet nga qytetarët. Por nuk doli të jetë kështu. Lëvizjet më të mëdha të qytetarëve këto ditët e verës janë mbrëmjeve, ku sheshet dhe qendrat tregtare janë përplot njerëz që nuk e kanë marrë seriozisht pandeminë. Rritja e numrit të shpejtë të të infektuarve vjen pikërisht nga tubimet e mbrëmjeve.
Vendimi për kufizimin e lëvizjes nga ora 21 deri në 5 është tejet i qëlluar, sepse edhe vë në kontroll përhapjen e pandemisë por edhe e ka impaktin minimal në komunitetin e biznesit. Masa vijuese, ajo e mbajtjes së maskave brenda çdo hapësire publike e private, duhet të zbatohet nga autoritetet e rendit. Deri më tash nuk është parë ndonjë mobilitet i autoriteteve në drejtim të zbartimit të kësaj mase.”/qendrapress.com/