Lexuesi tashmë ka në dorë një libër të jashtëzakonshëm ’’E pashë hënën e re ‘’me autor Mulla Ali Vezaj

0

              Posa  ka dalur nga shtypi libri me poezi shpirti ‘’E pashë hënën e re’’ me  autor Mulla Ali efendi  Vezaj,  botuar nga shtëpia  botuese ‘’Logos  A’’ me kryeredaktor Hysamendin Abazi e redaktor biblioteke Prof Dr. Milazim Krasniqi ,  libër që në  vete ka simolikë shpirtin e  të  shkrehur në poezi, Poezitë janë  të  katgeorisë  përkushtime  siq  është poezia ‘’Një këshillë e Pejgamerit Muhamed’’, për të  vazhduar pastaj ‘’Mirë se na vjenë oj hënë e mirë’, Veq një dritë nëpër shekuj, pastaj ‘’Vargje me lot për kurbetçiun’’ e kështu me radhë të renditura jo më pak se 53 poezi të skkruara e të dala na shpirti poetik e besimatrë i Mulla Ali Vezajt. Siq,  shprehet autori këto poezi janë  nga dallgët e jetës  gjithandej tani e një jetë të tëtë .Ai mund të quhet me të drejtë përfaqësuesi, ndoshta i rrallë, i një brezi  hoxhallarësh, të cilët duke   shërbyer si hallkë lidhëse mes brezave, të atij të para diktaturës me ata të pas diktaturës, që dijen e tyre islame e kanë marrë në liri. Janë udhëtime të një jete të tërë këto, të cilat na përcillen dashamirësisht me një gjuhë të lehtë e të kuptueshme sië  e di një  gjuhëtar e teolog. Dashuria për Zotin, për fenë dhe njeriun janë komponente përbërëse të fjalës poetike të autorit Vezaj, na  bëjnë që ky libër të lexohet me një frymë. E këtë na tha edhe vetë  autori se ka  punuar  gjatë e me përkushtim .Mirëpo ,ne  besojmë se edhe  poezi e libra tjerë mund t presim nga  Mulla Ali Vezaj . Për të pasuruar edhe këtë zhanër  poetik kaq të bukur e  të domosdoshëm për letërsisë shqipe. Në  poezinë ” Mirë  se na vjen e oj hënë e mirë”  autori shkruan;

‘’Ai që i ka dhënë besë veç perendisë

Me gëzim t i hap dyertë e  shtëpisë

Mirë se na erdhe të thotë me gojën plotë

Sa i qesh nuri dhe lahet veq me lot’’

Ky zhanër i poezisë   është njëra nga  zhanret më   bukura të letërisisë  dhe  ato mund të krahasohet më poetet  më  të mirë jo vetëm të  Kosovës. Pra mos  harroni të  lexoni këtë libër sepse ka  një  frymëzim  tepër  të  madh shpirtëro  për secilin lexues. Mulla Ali Vezaj është, teolog dhe stjudjues i letërsisë shqiptare. Ai për një jetë tërë ka qëndruar  vertikal ne linjën atdhetare. Si burr i fjalës, i besës, besimtarë i devotshëm e mbi të gjitha  atdhetar i përbetuar. /qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *