“Liberalizimi më së largu më 1 janar 2024”, Presidenca Çeke del me deklaratë 

                    Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian i kanë dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Siç u bë e ditur, liberalizimi i vizave do të nisë në datën e nisjes së sistemit ETIAS, dhe në asnjë rast më larg se 1 janari 2024.Pas këtij vendimi kanë reaguar nga Presidenca Çeke në BE.  Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka cilësuar si hap të rëndësishëm vendimin e sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së që ranë dakord për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.“Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka qenë një nga prioritetet tona të politikës së jashtme gjatë presidencës sonë. Unë jam e lumtur që kemi ndihmuar në gjetjen e një marrëveshjeje brenda Këshillit për liberalizimin e vizave me Kosovën. Ky është një lajm i madh
edhe për Kosovën dhe rajonin. Jam e bindur se regjimi pa viza do të hapë rrugën për kontakte më të ngushta mes qytetarëve të Kosovës dhe shteteve anëtare të BE-së”.
ka thënë Edita Hrdá, Ambasadore, Përfaqësuese e Përhershme e Republikës Çeke në BE.Ata kanë thënë se tani Këshilli do të nisë negociatat me Parlamentin Evropian dhe me
Komisionin për të finalizuar tekstin.“Presidenca çeke mirëpret marrëveshjen e arritur në nivel Këshilli dhe vlerëson përpjekjet e të gjithë aktorëve përkatës në arritjen e këtij rezultati. Ne përgëzojmë progresin e konsiderueshëm të bërë në të gjitha blloqet në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, duke përfshirë në fushën e sigurisë së dokumenteve, kufirit dhe migracionit
menaxhimin, rendin dhe sigurinë publike, dhe të drejtat themelore në lidhje me lirinë e lëvizjes.Ne bëjmë thirrje që Kosova të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me BE-në dhe shtetet anëtare të saj për të ruajtur përmbushjen e kritereve për liberalizim”, thuhet ndër të tjera në deklaratë. /Reporteri.net