Libri, “Ditar nga Burgu” i Shani Hotit, libër që duhet të përkthehet si dëshmi kundër gjenocidit serb mbi shqiptarët.

0

Të dielën të  thuash se shtëpia e kulturës në  Ratkoc  ishte e ngushtë për ti pranuar  të  gjithë libër dashësit,në  promovimin  e librit  ‘’Ditar nga Burgu’’ me autor  magjistër Shani Hoti, nga Ratkoci i Rahovecit. Emocionet e vetë  autorit  ishin  një dëshmi  se  sa  e shtrenjtë është liria . Ajo  erdhi shumë vonë për Shaniun, pasi nga viti 1999 deri në vitin 2001, ai si dhe shumë të tjerë mbaheshin padrejtësisht në kazamatet serbe, por që autori e kishte zbutur  duke quajtur burg. Apo siç e tha  redaktori i këtij libri Hazir Luta, se  vetëm ata që  kanë provuar se  sa madhe  dera  duket kur hynë aty, e sa vogël është për të dal nga aty. Pos, shumë të burgosurve politik aty ishte edhe  kryetari i komunës së  Rahovecit, Smajl Latifi i cili duke folur  për veprën e profesor Hotit tha se  ky libër duhet të përkthehet e të shërbejë një  akuzë ndaj gjenocidit serb  për Kosovën.

Kurse për vlerat artistike të librit foli redaktori Hazir Luta, i cili tha se ajo që  bënë këtë libër një vepër të madhe  është fakti se ky libër  shkon përtej  zhanrit të vetë duke  ofruar një mrekulli të madhe .Pastaj ai  foli  edhe për dëshmitë tjera artistike që ka kjo vepër e profesor Shani Hotit.

Fjalë  shumë  të mëdha e shumë  prekëse e krenare  për këtë vepër dhe për veprën e  jetën e një studenti shembullor e tani një  atdhetari profesor siç  është Shani Hoti tha   Qemajl Krasniqi, i cili diti aq  bukur diti  ti faktojë  këto  si një  akt sublim për liri janë këta  siç është Shaniu, i cili tani e ka kryer borxhin ndaj atdheut dhe  po  ashtu ai do të  përjetësojë këtë dashuri edhe tek brezi i ardhshëm dhe fëmijët e  tij. Ajo që e bën këtë libër të veçantë janë temat shumë të ndjeshme, tmerruese të përjetuara nga afër, që të krijon ndjesinë e parafytyrimit të asaj gjendje tmerruese për përjetimet çnjerëzore që kanë përjetuar shqiptarët nga okupatori serb.’’ tha Krasniqi .

Kuse një bashkëvuajtës  nga  burgjet serbe  Xun Çetta  evokoi  pak  ngjarje  e  shumë  prekëse  për  të  pranishmit duke  ngritur në piedestal veprën e Hotit. Rrëfimin e gjendjes së shqiptarëve nëpër burgjet serbe, autori e shkruan duke i argumentuar me foto dëshmi origjinale. Kurse edhe nja  bashkëpunëtor  jetës së  tij mësimdhënësi Ukaj evokoi kujtime  të  përbashkëta   me  Shani Hotin.

 Së  fundi  magjistër Shani Hotin u mundua  nën  lot e  dhembje s dhe krenarisë ti falënderojë të  gjithë ata që ndihmuan  librin, autorin dhe  familje tij  ,Ai  kësaj here u shfaq aq natyrshëm, me çiltërsinë  dhe shpirtin pastër siç e ka edhe në jetën e përditshme .

Libri ‘’Ditar nga Burgu’’, i autorit  Shani Hoti do të shërbejë për gjenerata të tëra, madje ky libër do të jetë dhe dëshmi për të akuzuar shtetin serb për gjenocid nga popullit kosovar dhe  duhet të jete  edhe një zë i fuqishëm  që  kërkon ta ketë  secila  bibliotekë personale dhe ato  të tjerat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *