Libri i shkruar për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, është përuruar sot në Prishtinë.
Libri me titull: “Shtet i ri, burrë shteti modern: Hashim Thaçi, një biografi”, është shkruar nga autorët Roger Boyes dhe Suzy Jagger.Ky promovim është organizuar në shenjë të 16-vjetorit të shpalljes së Kosovës shtet i pavarur dhe demokratik.Ky libër i gazetarëve të njohur britanikë, në gjuhën shqipe është sjellë nga shtëpia botuese “Fan Noli”. Përkthimi i librit është bërë nga ish-ministrja e jashtme e Shqipërisë, diplomatja Arta Dade.I pranishëm në këtë promovim të librit ka qenë edhe kryetari PDK-së, Memli Krasniqi.“Vepra e presidentit Thaçi është një nga ato që mbeten të shënuara përgjithmonë dhe nuk mund të tejkalohen”, ka thënë veç të tjerash Krasniqi në një fjalim të gjatë në promovim.