Libri që i duhet secilës familje dhe trashëgimi me vlerë ‘Fotografitë qe pavdekësuan Prizrenin’’ më autor Salajdin Krasniqi
Emri i autorit të librit‘Fotografitë qe pavdekësuan Prizrenin’’Salajdin Krasniqi, për Prizrenin është emër që ne vete bartë punën e palodhshmërin e një brezi krijuesish që në vete kanë përkushtim të vetëm punën . I tillë është Baca Salë, që ashtu identifikohet ai në Prizren. Mbrëmë në praninë e e një numri të madh qytetarësh u promovua ky libër ku për vlerat e librit folën. ;Prof dr Nexhat Çoçaj, Dr Parim Kosova dhe botuesi Berat Batiu Nuk është e nevojshme të hamendësohet një lidhje thelbësore mes kujtesës dhe fotografisë për të kuptuar se kjo e fundit është një mjet kujtese dhe një mjet shumë i zakonshëm mnemonik. Fotografia na bën të kujtojmë. Kjo është një nga arsyet e fotografisë , shpërndarja e të cilave gjatë jetës në rikthen në kujtesën e së kaluarës Fotografia jo vetëm imazhi nuk është i mjaftueshëm për të ruajtur kujtesën dhe kështu dëshmon “një ankth dhe frikë të vazhdueshme se do të harrohet, më shumë sesa një supozim të marrë si të vetëkuptueshëm se një fotografi siguron kujtesë të vazhdueshme personale”. Prandaj ky libër ka vlera aq të mëdha dhe për një libër të këtillë e mbi 500 fotografi, padyshim se ka kërkuar punë e ankthim maksimal. Andaj ky libër është një domosdoshmëri që secila familje duhet ta ketë. Kurse për punën dhe veprën madhor të Salajdin Krasniqit besojmë se do të shkruajmë një herë tjetër. Libri është një mrekulli e këtij qyteti. Do të thoja./www.QendraPress.com/