Lidhur me tentim vrasjen e sotme në argjendari flasin kryeprokurori Shala , policia dhe shefi i emergjencës së spitalit
Pas ngjarjes tentim grabitje me armë , Rtv Besa ishte ne vendin e ngjarjes dhe nga aty ka mësuar më gjerësisht lidhur me rastin e këtij tentim grabitje Ku kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren Admir Shala, sot bashkë me pjesëtar të policisë kanë ndalur ne vendime ngjarjes ku në orën 17 e 2 minuta ka pasur n një tentim grabitje në një argjendari në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, ku pronari i lokalit u plagos nga tre të dyshuar, të armatosur bashkë më të birin e tij. Ai tregoi se ata kanë hyrë me armë të gjata. Por kanë hasur në kundërshtim me pronarit dhe birit të tij me këtë rast i kanë plagosur, Policia ka qenë në ndjekje të tyre , por ata automjetin e kanë djegur tel Qendra sportive dhe kanë marrë në automjet tjetër për të ikur tashmë prokuroria dhe hetuesit i kanë marrë ët gjithë provat dhe dëshmitë dhe janë në ndjekjen e atyre .Po këtë informacione ka bërë publike edhe zëdhënësi i policisë në Prizren Vesel Gashi, ai me ketë rast ka bërë një apel tek qytetarët që të ndihmojë policinë për ti kapur ata.U tha se gjendja e tyre është e e mirë dhe jashtë rrezikut për jete, lidhur me këtë edhe shefi emergjencës dr Sadri Hulaj tregon se janë dy të lënduar, të plagosur me armë zjarri. Njëri është i moshës 61-vjeçare, që ka marrë plagë në bark dhe këmbë. Ndërsa tjetri është 28-vjeçar që ka marrë plagë në këmbën e majtë. Të dytë janë në repartin e emergjencës dhe gjendja e tyre është nën kontroll“, ka thënë drejtori dr Afrim Avdaj për media. transmeton/qendrapress.com./