Likaj raporton para deputetëve për fillimin e vitit të ri shkollor
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, do të raportojë në komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021.
Likaj do të raportojë në komision me fillim nga ora 11:00, njofton Insajderi.
Para raportimit të Likajt, mblidhet edhe një komision tjetër parlamentar.
Bëhet fjalë për Komisionin Hetimor Parlamentar.
Ky komision do të mbajë takim lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, ku pritet të bëjë përzgjedhjen e listës së ekspertëve