Limaj: Dialogu me Serbinë krijoi mos-stabilitet politik
Kreu i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, deklaroi se dialogu me Serbinë ka krijuar mostabilitet politik në Kosovë.Kjo pasi për shkak të dialogut janë rrëzuar tri qeveri, përcjell Insajderi.“Tri qeveritë e fundit [Haradinaj, Kurti, Hoti] kanë rënë për dialog. As për pandemi, as për buxhet, as për reforma…Po edhe kjo e fundit. Mungesa e numrave, është parë se një qeveri e tillë nuk mund ta shtyjë përpara këtë çështje”, tha ai në Klan Kosova.
Limaj tha se si rezultat i rrëzimeve të qeverive Kosova është në krizë. /Insajderi.com Lajmet e fundit