Limaj: Kosova është në rrezik nga të gjitha anët

0

Në vazhdën e fushatës zgjedhore, Nisma Socialdemokrate ka vazhduar të kërkojë besimin e qytetarëve duke folur mbi kauzën e luftës, njofton Insajderi.I pari i kësaj partie, Fatmir Limaj tha se shteti i Kosovës është duke u rrezikuar nga çdo anë, prandaj, sipas tij tani është momenti që në Kuvend të vijë fryma clirimtare.Duke përsëritur deklarata mbi gjenocidin serb, Limaj theksoi se Serbia nuk po i pret mirë deklaratat e tij. “Dëgjova se Serbia ka folur shumë për deklaratat e mia. Prandaj, unë dua ta përsëris edhe një herë se Serbia ka vra fëmijë, gra e pleq. Ka përdhunuar gra e ka bërë masakra dhe ky është një fakt që disa nga tanët po dëshirojnë ta ndryshojnë”, ka thënë i pari i kësaj partie

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *