Limaj: Më thoshin mos e nis autostradën sepse Serbia po ndihet e kërcënuar, iu thash çu dilni jashtë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i ka vlerësuar si ‘qyqana’ disa ministra të qeverisë aktuale.Ai ka thënë se ka ministrja të cilëve opinioni nuk ja dinë as emrin.Sipas tij, janë të paaftë dhe të paguximshëm me marrë vendime.“Ne e kemi nxjerrë Kosovën çdo pëllëmbe prej lloqi. Kemi bërë kontrata të guximshme. Mua me interesojnë me i mbete vendit ato projekte, çka ka lidhje në çfarë drama kam kalu. Por ajo rrugë është ba dhe ju për dy ore shkoni në Durrës. Kemi mujte me mbet në infrastrukturë sikur KEK-u që ju ka mbete dinosaur. Me pas qenë ndonjë ministër i zoti, sot kishim termocentrale tjera. Ka dal një OJQ kundër edhe janë ndalë”, ka thënë Limaj në një intervistë për ATV.Më tutje, ai ka treguar se si zyrtarë të lartë i kanë kërkuar që të mos e niste autostradën sepse po ndihej e frikësuar Serbia.“Më kanë thanë s’bën me nis autostradën se po ndihet e kërcënuar Serbia nga bashkimi i Kosovës me Shqipërinë në infrastrukturë, përnime e keni a. Unë për këtë kam luftu mos me vet Serbinë, çonu dilni jashtë, zyrtarë të lartë. Unë e kam ditë që kam me pas pasoja për atë punë. Pa sakrificë nuk ka punë të mëdhaja”, ka shtuar ai.