Limaj në Burojë në përqafim me Haxhi Thaçin

                                  Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj i ka shkuar në konak Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Thaçi, me të cilin nuk kishte raporte të mira tash e disa vjet. “Përherë te baca Haxhi e djemtë e tij shohim krenari e burrni. Ky prind luftëtari e di më mirë se kush do, se ajo që po ndodh në Hagë vazhdon të jetë çmim i lirisë që po paguhet nga presidenti me bashkëluftëtarët tanë”, ka shkruar Limaj në Facebook.