Linjat e komunikimit të Albinit me diplomacinë botërore, shpalosin qartë lidhjet e tij me rusët.- Shkruan;Hisen Berisha, deputet i PDK-së në Parlamentin e Kosovës
Kur bëhet një deklarim i tillë nga ana e një të deleguari në bisedimet për pavarësinë e Kosovës, se “është e nevojshme një shkallë e caktuar autonomie për serbet e Kosovës”, kjo deklaratë duhet të na vë në alarm, shto faktin se z. Wolfgang Petritsch, e di se janë bërë kompromise të dhimbshme dhe të mëdha për pavarësinë, tregon se ku e solli vendin, vonesa në proces, nga Albin Kurti. Se statusquoja është në dëm të Kosovës dhe vetëm në interes të Rusisë e Serbisë, ka paralajmëruar edhe DASH, kohë më parë, duke berë presion politik diplomatik për mbylljen e procesit. Po të ishte mbyllur çështja e Kosovës që në vitet, 2016-2017-2019 nuk do të kishte ardhur deri te ky propozim, ngase u mbyllte me asosacionin sipas vendimit të gjykatës kushtetuese. Por, kallja e parlamentit me kauza të rreme, e la Kosovën pa e mbyllur procesin e shtetësisë, kurse refuzimi të zbatoj apo zbatimi selektiv i Marrëveshjes së Washingtonit, i la pa i mbyllur bisedimet Kosovë – Serbi, me njohje reciproke. Marrëveshja në Shtëpinë e bardhë është çelësi i zgjidhjes së problemit historik shqiptaro – serb, dhe SHBA-të nën autoritetin e palës garantuese duhet ti detyrojë për zbatim. Ndërsa, Kryeministri Kurti, me retoriken e tij prej mashtruesi patologjik, po mundohet ta kamufloj tradhtinë ndaj Kosovës, me “traktate mossulmimi” me Serbinë, me formulime si “njohja në qendër”, shpëtim nga “thikat mbi harta” etj. Politika e zhbërjes së Kosovës “shtet i pavarur”, po rrëshqet nga Asociacioni, drejte opsioneve tjera që po shfaqen në sfondin e diplomacisë evropiane. Riformatimi i dialogut, si prioritet “jo relevant” i qeverisë Kurti, mosimplementimi i marrëveshjeve të arritura me garanci ndërkombëtare të SHBA-ve, do na përballë tani përtej asociacionit kushtetues, me opsionin e “dy Gjermanive” (që si opsion u arrit në mes dy shteteve të ndara dhunshëm dhe me synim ribashkimi, pra një rast “sui generis” për Gjermanitë. Si i tillë ky opsion mund të vlejë në mes Kosovës e Kosovës lindore, Sanxhakut, Malit të zi apo Shqipërisë me Çamërinë/Greqinë apo me Iliridën/Maqedoninë); tani opsionin e z. Petritsch si “autonomi e zgjeruar vetëqeverisëse”; ndërkohë që negociatorët e tradhëtisë kombëtare në dhe rreth qeverisë Kurti, po çëmtojnë për “alternativen e tretë” siç e cilësuan debatikasit neokomunist, idenë e tyre për zgjidhje autonomiste për veriun, përvoj që nuk i mungon kryementorit të Kryeministrit për negociata, në trajtën e një “autonomie kulturore, ekonomike, e segmente tjera që do i nxjerrë në shesh vonesa e qëllimshme në proces. Zhvillimet baltiko-aziatike me fokus në Ukrainë, antiamerikanizmi dhe antibritanizmi evropian, po tregon se diplomacia e të “fuqishmeve” të Evropës ka mbet një mirazh, të cilën e determinon fuqia gjeopolitike dhe gjeostrategjike e Rusisë dhe Serbisë në kontekst rajonal/kontinental. Prandaj, në planin e politikës së jashtme, nxjerrja e Kosovës nga Mbretëria e Bashkuar dhe Amerika, e vendosja nën ndikimin e Gjermanisë e Frances, direkt shkon në favor të Rusisë. Kjo linjë e komunikimit të Albinit me diplomacinë botërore, shpalos kjartas lidhjet e tij me rusët. Ajo çfarë mund të lexohet në këto mbi 20 vite kundërshtim e pengim të çdo arritjeje në Kosovë, si dhe dy viteve qeverisje dekadente, është falimentimi ekonomik dhe politik i shtetit të Kosovës. Kjo ndodhi edhe me dy marrëveshjet anti kushtetuese të arritura së fundmi në Bruksel, tek ajo për energjinë, përmes “Udhëzuesit për implementim” që veriun e nxjerrë jashtë sistemit energjetik të Kosovës dhe çdo kontestim e bartë nga ZRRE, në arbitrazhin e BE dhe tek ajo për “lëvizje të lirë”, me dokumentet e identitetit që lëshohen nga Serbia për qytetarët kosovar rezident në njësitë administrative territoriale, brenda Kosovës. Heqja e letrës përcjellëse të ID-letërnjoftimit, që tregonte Hyrje-Daljen nga Kosova në Serbi, dhe anasjelltas, në një pikëkalim kufitar/doganor, si substitut i Pasaportës (që Serbia nuk ia njeh Kosovës si identitet shtetëror) e përligj pozicionin e Kosovës në kushtetutën e Serbisë. Kjo përbën tradhti kushtetuese, ashtu siç edhe riformatimi/mos implementimi i çdo marrëveshje të arritur me garancën ndërkombëtare të SHBA. Edhe, për “kornizën e re” të bisedimeve, siç po trumbetohet nga pala serbe, ideuar nga përfaqësuesit e të “fuqishmëve të Evropës, shtrohet pyetja, çka? Si do bëhet kjo? Me asociacion, me autonomi, me çfarë koncesionesh po mbyllet shpejtë, kapitulli i bisedimeve?! Çdo ditë të qëndrimit të këtij mashtruesi patologjik, e tradhëtori të marun peng nga e kaluara e tij, nga mafia ruse në Ballkan, bashkëveprimtarët e Bin Ladenit si Osman Atalai dhe muxhahedinët e Iranit, po qon drejtë “zhbërjes” së Kosovës si shtet funksional dhe “kthimin nën Serbi apo të Serbisë në Kosovë”. Koha e fundit që Albin Kurti të ik!