Liria në Superligë
Skuadra e Lirisë nga sezoni i ardhshëm do të bëjë gara në Superligën e Kosovës, pasi në barazh e mposhti Ferizajn, pas ekzekutimit të penaltive.Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, krijoi spektakël nga të dyja ekipet në fushë, por që asnjëra nuk gjeti golin brenda 90 minutave.Njashtu edhe në vazhdime, dhe u deshën penaltitë që të merret vesh skuadra që do të luaj në Superligën e Kosovës.Nga Liga e Parë, do të inkuadrohen edhe Fushë Kosova dhe Feronikeli.Ndërsa nga Superliga ra Drenica Trepça ’89 dhe sot Ferizaji.
Ndeshja e barazhit në mes Ferizajt dhe Lirisë është mbyllur pa gola edhe pas 90 minutave.Kështu dy skuadrat do të tentojnë në vazhdime që të gjejnë golin e fitores. Nëse nuk ka gola edhe gjatë vazhdime, fituesi do të përcaktohet në penalti.Rastin më të mirë në ndeshje e pati Liridon Fetahaj i Lirisë, i cili me një goditje të fuqishme tentoi të gjente golin, por portieri i Ferizajt ishte në vend. Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.