Lirohen Dardan Molliqaj dhe katër aktivistët e PSD’së që penguan policinë në arrestimin e tij

                          Janë liruar kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj dhe katër aktivistët e tjerë të kësaj partie, të cilët penguan zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës kur po arrestonin Molliqajn, shkruan Reporteri.net.Lirimin e tyre e ka konfirmuar Frashër Krasniqi, i cili ka thënë se i kanë liruar pas dy orësh.“Kjo është fytyra e Qeverisë Kurti. Na arrestuan brutalisht për të treguar forcë, e na liruan pas 2 orësh sepse arrestimi ishte joligjor. Arbitrariteti i mendësisë totalitare nuk është ndryshe”, ka shkruar Krasniqi.Molliqaj u arrestua pasi ndaj tij kishte një urdhërarrest nga Gjykata, e aktivistët e tjerë u prangosën pasi provuan të pengojnë zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës, kur ata po arrestonin kreun e PSD’së./Reporteri.net