Lirohet për qarkullim njëra krosi e rrugës në Jarinjë pas 13 ditësh të bllokimit

0

Në Jarinjë është liruar njëra krosi e rrugës që ishte e bllokuar për 13 ditë rresht me maune të mbushura me zhavorr.Aty janë parë duke kaluar tashmë edhe veturat e para që nga lirimi i kësaj krosi.Prej 20 shtatorit këto dy pika kufitare janë bllokuar nga serbët lokalë, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për masën e reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia.Sipas vendimit, makinat me regjistrim të Serbisë, duhet të heqin këto targa në hyrje të Kosovës, dhe të marrin targa të përkohshme gjatë lëvizjes në Kosovë.Megjithatë, delegacionet e dy shteteve me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë arritur marrëveshje më 30 shtator për çështjen e targave dhe zhbllokimin e veriut, sipas së cilës nga 2 tetori do të largohen barrikadat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *