LOJËRAT ME AKUZA MISTIKE NDAJ KRERËVE TË UÇK-së- Shkruan;Bedri Halimi

                           Përpjekja e qarqeve të caktuara për të ulur në bankën e të akuzuarve në tribunalin e Hagës edhe pjesëtarë të UÇK-së ishte një kurth për vetë prokurorinë e kësaj gjykate të nderuar. Edhe në Gjykatën Speciale në Hagë, akuzat gjoja mbi krimet që duhet zbardhur në këtë institucion të nderuar jo vetëm që po tregohen të pamjaftueshme qysh në fillim, por tashmë e tërë kjo prokurori dhe kjo gjykatë u shndërrua në një trajtim aspak serioz.  Është e kuptueshme se mekanizmat e shërbimeve të fshehta të pushtuesit në Kosovë ishin dhe janë ende aktive dhe kohë pas kohe kanë sjellë ‘rezultatet’ e veta. Burgosja e luftëtarëve të UÇK-së me akuza të improvizuara, dëshmi të rrejshme e me fakte të konstruktuara, patën mbushur edhe burgjet gjithandej nëpër Kosovë. Dhe kulmi i gjithë këtij improvizimi për të shpallur dikë fajtor nga pjesëtarët e UÇK-së, u arrit, kur qoftë në gjykatën e Tribunalit të Hagës, qoftë Gjykatën Speciale në Hagë, qoftë nëpër gjykatat nëpër Kosovë, kur para trupit gjykues zunë vend “Gërmat”, “Numrat” dhe “shifrat” e dëshmitarëve.

               Mosargumentimi i nevojshëm dhe i domosdoshëm i hulumtimeve paraprake të organeve të drejtësisë, dhe tashmë kërkesa për zgjerim të hetimeve i shndërroi aktakuzat në aktakuza mistike. Nuk duam të dyshojmë në profesionalizmin e gjykatës së Hagës, por prokuroria e saj e detyroi praktikisht atë të merret me shifra, siç janë “Germat” dhe “Numrat”, të cilat edhe pse të shndërruara në anonimitet absolut nuk ja dolën dhe nuk mund të ja dalin kurrë të ofrojnë argumente bindëse e të kapshme për të keqën që u ka ndodhur palës akuzuese. Edhe prokuroria e gjykata në tërësi në mungesë të provave materiale u detyruan që këtë gjykatë, në fakt ta shndërronin në një Gjykatë mbi vizionin e perspektivës së ardhmërisë së Kosovës. S’mund të shprehemi tash me minutazh të seancave të deritashme gjyqësore, por pjesa dërrmuese e tyre ngjasonin më tepër me një tryezë ku shkëmbeheshin mendime e ide mbi politikën, mbi aspektin demografik e mbi relievin e Kosovës, mbi multietnicitetin, e në veçanti incizimet e RTK-së u përdoren për ta dënuar gëzimin e njerëzve, që thjeshtë, ata e kishin shprehur në Kosovën e lirë. Të akuzosh mburrjet e djemve të ri, të akuzosh krenarinë e tyre, e në ndonjë rast, edhe krekosjen e tyre, është më tepër se sa joserioze për fjalën e drejtësisë ndërkombëtare.

Shndërrimi i gjykatës në debat intelektual

Të akuzuarit në këtë Gjykatë (Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi etj) për nga natyra kanë dëshmuar një eksplosivitet jo vetëm në raport me dukuritë e përmendura më lartë, por gjallëria, energjia e tyre, shpërthej po aq fuqishëm edhe ndaj problemeve serioze me të cilat po ballafaqohej shoqëria e Kosovës dhe qytetarët e saj në lirinë e brishtë. Kur prokuroria e nderuar e gjykatës së Hagës investoi me aq zell në filmimet dhe xhirimet e tyre, do të ishte korrekte të bënte një ballafaqim të tyre edhe me ballafaqimet dhe debatet e tyre në dobi të qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. Mirëpo, prokuroria e nderuar këtë çështje e la anash dhe ajo u fokusua vetëm në detaje të cilat sipas tyre mund të jenë të përshtatshme për interpretime të shumëfishta.

Në drejtim të ngritjes së zërit kundërshtues rreth pafajësisë së tyre (ashtu sikur u vërtetua pafajsia e z. Haradinaj, z. Limaj etj), rol vendimtar luajti edhe mbështetja e opinionit të gjerë si dhe prononcimet e personaliteteve të larta politike e shtetërore lidhur me pafajësinë e tyre.

Është e qartë se dikujt i pengoi prania e lirë e krerëve të UÇK-së në Kosovë. Prandaj, për fatkeqësinë e keqe të të gjithëve në Kosovë ata jo vetëm që u burgosen, por po mbahen si pengje politike për kohë të gjatë, vetëm e vetëm për të kënaqur apetitet e Serbisë. Në fakt, me këto veprime më rëndë u goditën proceset në Kosovë. Mekanizmi i shërbimeve sekrete në Kosovë duke dashur të godiste gjoja individët personalisht, deshi ta godiste dhe e goditi tërë Kosovën, në një aspekt. Kjo lojë e inskenuar, fund e krye për qëllime politike, i pati hapur perspektivë kaosit, joparimësisë, jotransparencës, jotolerancës, dhe dukurive tjera të ngjashme për kohë të gjatë, të cilave më në fund duhet tu vijë fundi. Në vazhdimësi proceset në Kosovë po rrezikohen seriozisht, prej aktivitetit të shërbimeve sekrete serbe dhe mekanizmave të saj përcjellës, pasojat e së cilës më së miri vërehen në pjesën veriore.

Burgosje politike

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe të burgosurit e tjerë në Hagë dhe në Kosovë, u përdoren e janë duke u përdorur për qëllime thjesht politike. Në qoftë se dikush mendon se me burgosje të tilla Kosovës, (gjithsesi duke e përfshirë maskaradat e tipit të Bllacës, Martit etj) i duhet një kontroll i lirisë, atëherë kjo nuk duhet të kuptohet ndryshe pos si fyerje për një popull i cili historikisht dhe aktualisht kurrë nuk krijoi raste të tilla për t’i rënë dikujt në qaftë apo për t’i mbetur borxh.

Burgosja e djemve të UÇK-së (dhe lojërat se si mbahen e trajtohen ata), të cilët ia ofruan jetën lirisë, vetëm sa e ngatërron procesin e brishtë të saj, stabilitetin dhe paqen jo vetëm në Kosovë. Nga ajo që është parë deri tash ose nga të gjitha gjykimet del qartë se dikush është duke dashur për ta mbajtur Kosovën vazhdimisht nën tensione dhe të destabilizuar.

Vitaliteti i këtij populli ka dëshmuar se tendencat e tilla kanë dështuar deri tash dhe do të dështojnë edhe në të ardhmen. Ajo që shpeshherë përsëritet prapa skenës, se edhe këto burgosje janë çmimi i lirisë së Kosovës, e në këtë drejtim edhe burgosja e z. Hashim Thaçit, z. Kadri Veselit, z. Rexhep Selimit, z. Jakup Krasniqi etj…, doli çmim që Kosova duhet ta paguaj për lirinë e saj, që tashmë kjo logjikë është e tejkaluar në këtë fillim të mijëvjeçarit të ri.

Prandaj që të gjithë këta të arrestuar që po mbahen në Hagë duhet të lirohen, sepse në liri e ndihmojnë më mirë ndriçimin e çdo keqkuptimi.

Gjykata e Hagës pas Luftës së Dytë Botërore njëherë u mor me një problem të çështjes shqiptare. Fjala ishte për incidentin e anijes angleze në jug të bregdetit shqiptar më 1946. Gjykimi i atëhershëm i Hagës, kishte ardhur si rezultat i ekuilibrimit të politikës së forcës, sepse Shqipëria komuniste ndonëse kishte qenë në anën e aleatëve për ta luftuar fashizmin, ideologjikisht, pas përfundimit të luftës, u ndodh në taborrin të gabuar. As atëherë ideologjia komuniste nuk kishte të bënte fare me shqiptarët dhe kjo ishte një incident, e as sot Gjykata në Hagë, në fakt si institucion i nderuar, nuk ka të bëj fare me ndonjë krim real që pjesëtarët e UÇK-së paskan bërë ndaj dikujt tjetër. Do të ishte korrekte që të merrej parasysh përmirësimi i gabimit të dikurshëm dhe të sotshëm.

Vërtet a nuk ishte teprim dhe fyerje që në një ndërtesë të mbaheshin në një vend të përbashkët viktima (Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj…) dhe kriminelët (Millosheviqi, Karagjiqi, Shesheli…). Është vështirë të ndërtohen argumentet dhe faktet për t’i mbajtur bashkë dy anë që s’mund të takohen kurrë.

Kosova pret me të drejtë lirimin e tyre, për shkak se të gjithë janë vërtet të pafajshëm dhe jo pse ashtu do të dëshironim. S’ka asnjë ushtri që është formuar në dhjetvjetshin e fundit të popujt që ende nuk e kanë lirinë e tyre, që t’i ketë respektuar normat dhe rregullat ndërkombëtare të luftës sa UÇK-ja. Në fund të fundit, vetë raportet dhe bashkëpunimi i tyre me NATO-n e dëshmon një gjë të tillë.

Në anën tjetër, në periudhën e pasluftës, nën përgjegjësinë e UNMIK-ut në Kosovë, Kosova e përjetoi goditjen më të rëndë në historinë e saj (mars 2004), kur dihet se populli i Kosovës ka dëshmuar se nuk është marrë kurrë me shkatërrimin e kulturave dhe të vlerave të civilizimit të saj. Ndërkaq, UNMIK-u nuk ishte në gjendje të ofronte asnjë përgjegjësi as morale e as institucionale. Ashtu siç u mbyll i ashtuquajturi rast i Azem Sylës, ndonëse me vonesë të theksuar, pastaj i Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt, do të duhej të mbyllet edhe rasti i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe të gjithë të tjerëve që padrejtësisht mbahen në Hagë. Koha e trillimit të fakteve, aty ku ato nuk ekzistojnë, ka përfunduar. Kështu, do të përfundojnë edhe orvatjet e Beogradit që përmes satelitëve të saj të tipit Dick Marty të cilët synojnë që Kosovën ta mbajnë peng, duke ndikuar kështu në vonimin e inkuadrimit të Kosovës dhe popullit të saj në radhën e familjes së popujve tjerë të Evropës.  Barazimi i xhelatit me viktimën nuk mund të bëhet, qoftë