LOT i FSHEHUR ËNDRRËS- vështrim letrar nga; Eduart Sulollari‐USA/Për poeten Brixhilda DEDE

Për vëllimet poetike të Brixhilda Dede.

——————————————-

Edhe pak mbërrin pasditja. Degëz e sapoçelur derdh shikimin kaltërsisë, dhe mes buzëqeshjes gjithë dritë bëhet gati të iki. Në dritare dëgjoj trokitje. Hap kanatin dhe pranvera mban në duar vargjet e vëllimit ” sekretet e dashurisë” të poetes Brixhilda Dede…

Kur gjethet e vjeshtës shkëputen

rrëzohen prej kërcejve në zbrazëti

më ther kraharorit kjo rēnie

më gjuan fort në gji…

dhemb edhe mungesa jote

shkrirë në të forintën ngjyrë.

Me sa delikatesë prek dhe vizaton dy gjendje që shastisin botën e ëndërrimit.

Zbrazëti me flijime të një stinè të tërë.

E pret ndëshkimin e mungesës së të dashurit me atë goditje që era shkëmbin gdhend.

Klithmë shpirti.

Tej për tej tym dhe qielli i zi

tokë e zymtë kryqëzohet me ré të verbra

klithmë e fundit e një sirene

kodrinave ngjyrë gri shembet…

Poeti nuk i druhet asnjë tematike. Nuk i zgjedh ato. Por nuk i anashkalon. Dhimbje e thellë si klithmë e dritës tek përshkon honet. Gjëmon shpirti për luftërat. Peizazhit poetik kullon brenga lemeritese

Lëkundet tablo e frikshme edhe këtij shekulli përlyer nga vuajtja. Ankimi i qiellit përvëlon shpirtin e poetes.

Të pagjumët

Ti s’mund të jesh iluzion

mbylli sytë dhe më thuaj a më ndjen

vij me prekjen e lehtë të ëndrrës

dhe shpirti noton ujvarës sê mallit

unë di të dashuroj ndryshe…

të çmendesh nga dashuria për ty

qënka bekim perëndie.

Ka brishtësinë e mjegullës tek përqafon pyllin lirika. Prekjen kapriçioze të lulëkuqes , luginës së vetmuar. Atë zë ngjyer me ngazëllimin e gjelbërimit të iluzionit. Ka vërshimin e lumenjve në shtratin e ri të pranverës. Atë zjarr të perëndimit ,horizontit të largët ku largësitë ndizen hatashëm.

Shpirti im shteg

ku vetëm drita derdhet

liqen mjelmash larë në aq

ku qetësisht shlodhen dashurite.

Çel mes delikates ky prarim fjale. Derdhet

kjo dritë që shastis gjithë udhët ku çapitet vetë pranvera. Èshte etje e bekuar ky shteg i shpirtit të poete Brixhilda Dede.

Shëtis qytetit mbuluar nga drita

dhimbjen lè diku në një cep

fotografia jote prane zemrës – më flet.

Frymë nga ëndrrat e tua marr.

Kujtimi yt mall i brishtë,

mungesë tënde drithërimë u bë.

Çfar malle?

Di ti veshe bukur poetja. Edhe pse e brishte, në çdo hap të hedhur ëndrrat e të dashurit janë frymë për të, siç është frymë dritë e hënës mbi shkretëtirën e etur, siç bie gjethja e parë mbi kodrinën e lulëzuar, siç përkëdhelet një sokak nga frymë e jaseminëve.

Poete e një kolane të mrekullushme me vellime poezie” Abstraksion” ,” Pëshpëritje ndjenjash” dhe ” Lulja e majit” bashke me

“Sekretet e dashurise” pasuar nga sprova në prozën e gjatë me romanin ” Feniks”

Frymëzime të purpurta tek ngjyrosin fletet e bardha me muzën e pashtershme.

Sytë e dashurisë.

Zemra rend netëve të vona

mes flladit të lagësht

ku dëgjohet troku i kuajve të hënës.

Heshtja sytë e tu ka.

Buzëqeshja agun zgjon

dhe në parvazin e ditës

era e trëndafilave ledhaton si puthje.

Prarohet nga gjetja poezia.

Ç’rezatim i bukur metafora. Të mbërthen vargu. Dhe ti ulur në pragun e pranverës dëgjon trokun e kuajve të hënës. Vjen agu duke i buzëqeshur ditës. Pastaj era, era e trëndafilave tek ledhaton si puthje.

Vezullon çdo varg.

Mos ma fik atë zjarr.

Dhimbja u ngrit si uragan

reve të ftohta të shpirtit

thyer në një masë të ngurtë tê kristalizuar

vesa la bulëzat mbi petalet e

shpirtit të thyer

nga zjarri i epërm dashurie

do të çelnin trëndafilat e kuq të Edenit

thonë se ngjyrën e morën nga gjaku i saj

thonë se rrënjët kishin trajtën e emrit të tij.

Shembur në dhimbje shpirti i poetes. Thyer. Thepisur shpresa. Tradhëtuar, por gjen atë përjetësinë e fshehtë pikërisht tek kjo dhimbje uragan. E kristaltë heshtja

Lëkundet në flakët e zjarrit të epërm të dashurisë. Lëkundet këtij frymëzimi plot dritë.

Maj 2024

Albany. New York .

U. S.A/www.QendraPress.com/