LRF në Prizren mbajti Kuvendin zgjedhor-. Mirsad Çollakut është votuar unanimisht për kryetar.
Sot, Lidhja Rajonale e Futbollit e Prizrenit, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, ku prezent në këtë Kuvend ishin 24 delegatë.
Në këtë Kuvend i pranishëm ishte edhe Presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi, i cili i përshëndeti delegatët e pranishëm duke ju dëshiruar një Kuvend të mbarë. Ai potencoi se FFK do të vazhdojë të jetë një mbështetës i madh i të gjitha Lidhjeve Rajonale të Futbollit në Kosovë me investime të mëtejshme në përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve optimale për zhvillimin e futbollit.
LRF në Prizren me datë 13 Dhjetor ka hapur publikisht zgjedhjet, ku përveç njoftimit në faqen zyrtare të gjitha klubet janë njoftuar edhe përmes e-maileve zyrtare. Gjatë kësaj periudhe në zyret e LRF-së kemi qenë të hapur për ti pritur kandidaturat e të interesuarve për të kandiduar për Kryetar të LRF-së.
Brenda këtij afati kohor është paraqitur vetëm kandidatura e z. Mirsad Çollakut, të cilën kandidaturë e ka miratuar edhe Komisioni Zgjedhor pranë FFK-së.
Prandaj në Kuvendin zgjedhor meqë nuk kishte dy e më shumë kandidat, atëherë kandidatura e z. Mirsad Çollakut është votuar unanimisht me aklamacioni nga të gjithë delegatët prezent duke fituar besmin për mandatin 4 vjeçar në krye të LRF-së.
Kryetari Mirsad Çollaku pas marrjes së besimit, falenderoi të gjithë delegatët e pranishëm për punën dhe angazhimin që bëjnë në zhvillimin futbollit në rajonin tonë, ku falë tyre dhe klubeve që ata i përfaqësojnë, ne si LRF jemi më të fort dhe më të motivuar për të vazhduar me punë të mira sëbashku.
Ai premtoi se me mbështetjen e FFK-së do të vazhdoj të punoj edhe më shumë në të mirë të avancimint të futbollit në rajonin e Prizrenit.
Të pranishmit i përshëndeti edhe Drejtori i DKRS-së në Prizren, z.Adem Morina, me një fjalë rasti, duke i dëshiruar Kuvendit punime të mbarë dhe të organeve të reja të LRF-së suksese të vazhdueshme.
Në Kuvend është zgjedhur edhe Bordi i ri i LRF-së me anëtar të rinjë të propozuar nga vetë klubet dhe shkollat e futbollit, me këtë përbërje: Nënkryetar Sami Buqaj dhe anëtarët Bekim Bakaj, Denis Isaja, Festim Avdyli, Zymer Telaku dhe Drilon Berisha.
Me respekt,
LRF Prizren