Lufta dhe presioni psikologjik, ndikon te një shoqëri-Shkruan; Zafir Berisha, politikan dhe analistë
Lufta psikologjike-propagandistike edhe në luftë edhe në paqe, është informacioni i cili përdoret për të ndryshuar ndjenjat, mendimet dhe veprimet e njerëzve.
Kosova në këto momente gjendet përballë një lufte psikologjike si asnjëherë më parë, prandaj shoqëria jonë duhet të jetë e kujdesshme, që mos t’i pranoj çdo gjë që i serohet.
Misionet e misionarëve të ndryshëm (më padron serb e rusë), individëve dhe grupeve të organizuar e shumë mirë të kamufluar, e kane futur shoqërinë kosovare me një krizë të thellë morale me pasoja afatgjate!
Mjegulla e krijuar nga lufta hibride e psikologjike për të kaluarën, të tanishmen dhe të ardhmen e vendit tonë, duke e përzier vlerën me antivlerën dhe anasjelltas, është e arritura e misionarëve pansllavë, përballë të cilës duhet të kthjellohemi sa nuk është bërë vonë.
Propaganda e “Sputnikut” dhe shërbëtorëve të saj në Kosovë, për vite të tëra “kontribuuan” në shpëlarjen e trurit te një pjesë e madhe e qytetarëve në vendin tonë, të cilët u “peshkuan” pastaj shumë leht nga qendra e spiunazhesh ruse në Nish të Serbisë.
“Lajmet dhe informatat” që u seruan nga Nishi i Serbisë përmes medieve të rreme elektronike dhe rrjeteve sociale u shitën në Kosovë dhe patën ndikime në jetën socio-ekonomike dhe politike e që për fatin e keq të vendit tonë, kjo propagandë serbo-ruse u përdor edhe nga politika ditore për eliminimin e rivalëve politik…!
Lufta dhe presioni psikologjik, ndikon te një shoqëri sikurse uria apo temperaturat ekstreme të ulta apo të larta të njeriu, kur kemi parasysh këtë atëherë duhet të veproj,ta dallojmë tē mirën nga e keqja dhe të bardhën nga e zeza!
“Një shoqëri që nuk e rregullon strategjinë e tyre në përputhje me rrethanat, do të hidhet në shportën e historisë”/huazuar/!
Këtë nuk duhet të ja lejojmë vetes, sepse nuk e kanë bërë as paraardhësit tonë, edhe kur kanë pasur situata më të rënda se ne që i kemi sot…
Zafa/qendrapress.com/