Lufta e UÇK ishte luftë për liri, për dinjitet dhe për mbijetesë./Shkruan;Kushtrim BERISHA

Çdo ditë po shohim dënime të buta për krime lufte për ata që vranë, masakruan, dhunuan e dogjën shtëpitë tona – me nga 10 vite burg, ndërsa për djemtë tanë, për ata që luftuan për lirinë dhe shtetin e tyre, kërkohen dënime deri në 45 vite. Kjo krijon një ndjenjë të thellë padrejtësie tek secili prej nesh. Si është e mundur që për të njëjtën luftë standardet të duken kaq të ndryshme? Si është e mundur që ata që mbrojtën pragun e shtëpisë së tyre të përballen me dënime kaq të rënda?
Lufta e UÇK ishte luftë për liri, për dinjitet dhe për mbijetesë. Askush nuk mund ta zhbëjë sakrificën e atyre që dhanë gjithçka për këtë vend./QendraPress/