Lufta nuk bëhet me “prraçka” – Matoshi: Kurti po e mban Vuçiqin në politikë
Për analistin Halil Matoshi, situata në veri është një rrëshqitje totale e Kosovës në kurthën e Serbisë, këtë sipas tij e kanë thënë Chollet e Escobar dhe e kemi thënë edhe ne, raporton Gazeta10.“Kjo nuk është hajgare, me gjujt zogjë me prraçka”, tha Matoshi. Në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadiku, në Kanal10,Matoshi tutje tha se me rezolutën 1244 njësia speciale nuk ka të drejtë të shkojnë në veri.“Kurti po don me pas pozicionin në tavolinë kush është më i forti por që asnjëri nuk është i fortë”, tha Matoshi.Sipas tij ideja që do të bombardohet Prishtina ose Beogradi është ide e krisur. Sipas tij kjo është çmenduri me mendu që Beogradi e sulmon Prishtinën e NATO e sulmon Beogradin.“Politika e Albin Kurtit është duke e mbajtur Vuçiqin në politikë”, tha Matoshi. Nexhmedin Spahiu i ka thënë Matoshit se a mundet me premtu që nëse ndodhë që të bombardohet Prishtina dhe Beogradi nuk do të dal më para ekrani. Matoshi ka thënë se kjo është më e pakta që mundet me ndodhë. “Po çka je tu fol more, a e din që unë nuk mendoj më racionalisht nëse bombardohet Prishtina”, tha Matoshi.