Luftëtari i UÇK-së pa pension të veteranit, jeton në kushte të rënda ekonomike
Ishte 27-vjeçar për herë të parë kapi armën në dorë.Atëbotë, Qazim Dulla nga Magurja e Lipjanit, shprehi gatishmëri për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Si ushtari i UÇK-së, 50 vjeçari shërbeu në brigadën ‘121 Kumanova.Por, tash kur kanë kaluar plot 23 vite nga ajo periudhë, veprimtaria e tij po kontestohet. Kjo, pasi që ai nuk gëzon dëshmi zyrtare për pjesëmarrjen e tij në luftën e fundit në Kosovë.Rrjedhimisht, Dulla nuk po mund ta gëzojë as të drejtën e pensionit të veteranit. Për krejt këtë situatë, ai e ka një shpjegim.Megjithëkëtë, ai tregon se dëshminë për prezencën e tij në luftë duhet ta japë vetëm komandanti i tij, e që në atë periudhë ishte Gani Kastrati.Sipas tij, e vetmja dëshmi që ai ishte pjesë e UÇK-së, është kjo letër të cilën Kastrati ia kishte dhënë dikur, megjithatë, kjo nuk po i kryen punë.