Luftimi i pandemisë – Qeveria premton edhe 15 milionë euro
Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për negocim të Marrëveshjes për Financim të Projektit Emergjent të Kosovës për COVID-19 mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim që mundëson financim shtesë prej 15 milionë eurosh.Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se kjo marrëveshje vjen si vazhdimësi e asaj bazë.“Marrëveshja kap vlerën prej 15 milionë eurove dhe vjen si vazhdimësi e marrëveshjes bazë. Mjetet financiare do të destinohen si përgjigje e pandemisë”./Insajderi.com