Luksemburgu ndan 1.5 milionë euro për fuqizimin të shërbimeve shëndetësore për nënat në Kosovë

0

Javës Botërore të Imunizimit, Qeveria e Luksemburgut në partneritet me UNICEF-in do të fillojë investimin e ri 1.5 milionë euro për t’i fuqizuar shërbimet shëndetësore për nënën dhe fëmijën në Kosovë përgjatë periudhës së ardhshme dyvjeçare.Partneriteti mbështet zgjerimin e programit të vizitave në shtëpi që zbatohet nën udhëheqjen e Ministrisë së Shëndetësisë, i cili ka për qëllim sigurimin e fillimit më të mirë të jetës për të gjithë fëmijët dhe prindërit.Ky është zgjerim i programit i cili ka arritur me sukses mbi 50.000 fëmijë në 27 komuna gjatë pesë viteve të kaluara.Objektivi i partneritetit është që të ofrohen shërbime cilësore shëndetësore dhe të zhvillimit në fëmijërinë e hershme për fëmijët që janë më të rrezikuar dhe prindërit e tyre duke: zgjeruar mbulimin me programin e vizitave në shtëpi në 38 komuna deri në vitin 2022; siguruar që në secilën komunë, të gjitha gratë shtatzëna dhe fëmijët nën moshën 2 vjeçare pranojnë gjithsej 7 vizita në shtëpi për t’i mbështetur familjet në 1000 ditët e para të jetës së fëmijës; siguruar arsimin dhe mbështetjen e familjes dhe referimin dhe koordinimin me skemat për mbështetjen e komunitetit, kryesisht për shëndetin, mirëqenien sociale dhe arsimin.UNICEF-i ka qenë në gjendje që ta shkallëzojë mbështetjen për Ministrinë e Shëndetësisë gjatë pandemisë, përfshirë zgjerimin e këshillimit dhe shërbimeve telemjekësore nëpërmjet programit të vizitave në shtëpi në 17.218 fëmijë tjerë të moshës 0-3 vjeçare dhe 2.063 grave shtatzëna në të gjitha 27 komunat.Përveç kësaj, partneriteti ka mbështetur rifillimin e programit rutinë të imunizimit, ka organizuar fushata derë më derë për imunizimin për fëmijët më të margjinalizuar dhe ka ofruar mbështetje kritike emergjente në sistemin shëndetësor në përgjigje ndaj COVID-19.Rreth 5.000 punëtorë shëndetësorë janë pajisur me pajisje personale mbrojtëse dhe 40 qendra të kujdesit parësor shëndetësor janë pajisur me përqendrues të oksigjenit për trajtimin e pacientëve.Mbështetja e re do të mundësojë mbështetjen dhe konsolidimin e programit kritik për ta siguruar mirëqenien për të porsalindurit dhe nënat gjatë pandemisë së vazhdueshme dhe më tej.UNICEF-i, në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar dhe Ministrinë e Shëndetësisë do t’i sjellë 72.000 doza të vaksinës AstraZeneca dhe 100.000 doza të vaksinës Pfizer nëpërmjet COVAX gjatë muajit maj dhe qershor 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *