Lulzim Jashari me porosi para ushtarëve të Kosovës: Duhet të përgatitemi për të ardhmen
Djali i Adem Jasharit, Lulzimi, ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve në ceremoninë për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës . Para ushtarëve dhe të pranishmëve tjerë, Jashari dha porosi që vendi duhet të përgatitet për të ardhmën, që sipas tij, mund të jetë më e trazuar se që është tani.“Mos e harroni asnjëherë që armët tuaja janë vazhdimësi e armëve më të pastra në Ballkan. Ato nuk sulmuan civilët. Shqiptarit nuk i ka munguar guximi por municioni, prandaj jemi mësuar ta qëllojmë cakun sepse është dashur t’i ruajmë plumbat. Në luftë e vetmja frikë duhet të jetë humbja. Duhet të përgatitemi sa më mirë për të ardhmen që mund të jetë edhe më e trazuar”, ka thënë Lulzim Jashari në fjalën e tij.Lulzim Jashari ka folur për guximin dhe sakrificën e popullit në luftën e fundit, derisa ka theksuar që muaji mars duhet të na dëshmojë që duhet të tregojmë punë dhe përkushtim.“Këto data na e kujtojnë sa shumë ka vuajtur populli shqiptar. Sa heroizmi është dashur që të jetojmë të lirë. Marsi na dëshmon që duhet të tregojmë punë, përkushtim, logjistikë dhe guxim”.Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahet në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë