Lumir Abdixhiku: Albin Kurti popullist, i dehur nga jeta prej pushtetari
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot ka adresuar kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, duke e quajtur popullist që nuk e njeh realitetin.Abdixhiku thotë se Kurti është i dehur nga jeta prej pushtetari, dhe se nuk njeh rritjen e çmimeve e vështirësitë e familjeve kosovare, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Sepse në Evropë ‘nuk ka’ shpresë!Popullisti Albin Kurti nuk e njeh më realitetin. I dehur nga jeta prej pushtetari, ai i ka krijuar vetes një Kosovë paralele ku gjërat s’mund të jenë keq kur ai vet është mirë. Prandaj ai sot nuk njeh rritjen e çmimeve e vështirësitë e familjeve kosovare.Kosova është në krizë shumë më të thellë se çdo shtet evropian – e ne nuk kemi Qeveri që u del në krah qytetarëve të saj. As atëherë kur inflacioni arrinë frikshëm në 14.1% e as atëherë kur propozimet e zgjidhjet i ka që nga marsi i këtij viti në tavolinë.