Lumni Lushaj,ishte dhe do të mbetet emblemë e lirisë

   Pikërishtë nesër organizohet  një nderim për të nderuar  figurën  markante  të  idealit  për liri, Lumni Lushaj.Të rrallë  janë ata  idealist apo veprimtarë  lirie  që  mos ta kishte njohur  e  mos të kishte bashkëpunuar me Lumni Lushajn. Ai ishte  një  nga  figurat markante   që për idealet e lirisë  së Kosovës  as nuk ka kuresyer mundin  pasurinë e tij as kohnë e  për të  qenë gjithmon në shërbim të atdheut. Të rrallë janë  personalitete  që me aq  përkushtim e me aq  dashuri të  duan lirinë  e këtij vendi. Jo vetëm në Kosovë por  edhe jashtë  Kosove, ai ishte promotori i  takimeve ndërkombëtare sidomos me  shtetin e  Kroacisë  dhe  jo vetëm të  Kroacisë.  Lumni Lushaj,ishte një  përsonaltet  që  jetoi vrullshëm  për ta sjellë lirinë , pastaj  po kështu ishte në shërbim të një bashkëpunimi që i duhej sidomos  krahut të luftës.Sepse  ndihma  dhe kontributi i tij në  UÇK ishte një shëmbull i rrrallë. Në paqe  ishte  shembullor  për të bashkuar njerëzit. AI saktë ishet një lum që   nuk din të  ndalojë, për miqësi, respekt e dashuri ndaj Kosovës. Andaj,  ai do mbetet  gjithmon i paharruar në të  gjithë ata që e kanë njohur e kanë punuar me ate./QendraPress/