Lus popullin keni kujdes ndaj pandemisë secili brenda mundësive vetanake, ndihmoni njëri tjetrin vet

0

           Msc, Lule Alidema  psikologe klinike se  a është e përgatitur Kosova ti përballojë ndonjë pandemie të dytë, siç është paralajmëruar?pohon –“Tashmë moti ka filluar të ftohet, sigurisht se ftohjet, viruset janë më shumë prezente në kohët me mot të ftohët, mirëpo këtë vit e kemi paksa më të komplikuar situatën mbase ende covid-19 është mes nesh.

Po, po flitet për fazën e dytë edhe pse besoj se ende në fazë jemi, ende kemi raste prezente.

Mendoj që nuk është se kushedi sa patëm kujdes, mbase u bën dasme, u hapën qendrat tregtare, punohet, tubohemi, restoranet gjitha plot, pushimet nëpër bregdete nuk i ndalëm etj.

Momente, momente u munduam deri diku të kemi kujdes, por rregull të zbatuar fuqishëm nuk pati.

Kosova ti përballoj një periudhe të dytë…?

Po, dihet kushtet dhe rrethanat tona si janë, për kushte më së miri fare mos diskutohet sepse dyshoj se fare kushte nuk kemi, psh, sot shikoja përderisa kaloja rreth një shkolle fillore me një numër të madh nxënësve dyshoj se për gjithë atë numër të madh të nxënësve, nuk ka kushte të mjaftueshme për ndonjë  kujdes të mirfilltë!

Tjetra, virusi bartet atëherë edhe kur personi është ende duke punuar, sepse ne si popull që jemi takojmë mjekun atëherë kur sëmuremi rëndë, jo atëherë kur lajmërohen simptomat e para!

Më e keqja është se e fshehim, nuk e tregojmë se jemi virus për interesa personale!

Nga kjo arësye, dyshoj është e pamundur të ruhemi apo të kemi kujdes!

Ka gjasa se kombinimi i ftohjeve me virusin mund të komplikon gjendjen shëndetësore të njerëzve, dhe të rritë numrin e rasteve, prandaj këtij kombinimi mundem ti adresohem si fazë e dytë padyshim!

Kur thuhet Kosova sa është e përgaditur, apo sa është e gatshme atëherë këtu flitet dhe për ndihmën që jep shteti popullit në raste pandemie, gjë që në Kosovën tonë nuk bëhet asnjëher!

Kur u interesua shteti ynë ti siguroj banimin një familje me skajshmëri të lartë, kur u interesua për një familje që rritë shumë fëmijë ti ndihmoj nëse nuk ka burime të ardhurash, kur shteti ynë vizitoi zonat rurale nëse dikush nuk ka as ushqim, kur shteti ynë u interesua të punësoj një anëtarë të paktën të një familje që nuk ka asnjë të punësuar, kur shteti ynë u siguroi gjithë të rinjëve të drejtën për shkollim, që mos ti deryroj të kërkojnë alternativa tjera, kush pyet nëse prindi pati mundësi apo nuk pati mundësi detyrohen ti fusin fëmijët nëpër kolegje, e mos të diskutohet për sa e sa njerëz të diplomuar janë të pa punë, besa ka dhe nga ata ju ka ikur mosha për të punuar duke pritur se një ditë se do i vjen radha të punoj!

Poçëse presim mund të na bëhet vonë, sepse si duket shteti ynë nuk po ka kohën të merret me popullin!

Andaj lus popullin keni kujdes ndaj pandemisë secili brenda mundësive vetanake, ndihmoni njëri tjetrin vet, mos u konfliktuoni mes vete, mirkuptohuni mes vete, ndajeni të mirën dhe të keqen bashkë, mos pritni nga askush të ju ruaj shëndetin tuaj!

Jepeni maksimumin secili në familje të vet, ta largojmë njëherë e mirë këtë pandemi nga ne, ta duam veten dhe familjen!”/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *