Lus Zotin të çlirohemi njëherë e përgjithmonë nga kjo lloj pandemie që ka pllakosur botën

0

Bashkim Hoxha, analistë  politikë  nga diaspora  lidhur me temën “A i duhet gjendja e jashtëzakonshme Kosovës”?-“ Për sa i përket shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës, sigurisht  ashtu si çdo qytetar i vendit edhe unë  jam thellësisht i preokupuar me situatën që po mbretëron pas përhapjes së pandemisë covid 19.

           Këtu kam parasysh opinionin e ndarë në pro dhe kontra nëse është e nevojshme shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme ose jo. Përjashto  duartrokitj, të mbajturit anë , mbështetjet ose  kundërshtitë politike;  njerëzit janë të mirëkuptuar në këtë rast. Qytetarët ashtu sikundër në të gjithë planetin nuk dinë çfarë i pret  të  nesërmen, andaj shqetësimet janë tërësisht njerëzore, logjike dhe legjitime. Për t’iu kthyer pyetjes suaj, mendimi im dhe i mjaft miqëve të mi me të cilit e kemi diskutuar këtë temë, nuk mendojë  se NUK duhet të ketë gjendje të jashtëzakonshme. E them për një sërë arsyesh duke u bazuar në rrjedhat e jetës .

        Askush nuk e di se sa do të zgjasë kjo lloj  pandemie dhe cili do të jetë fundi i saj. Njerëzit duhet të jetojnë, duhet të punojnë, duhet  të përpiqen të mos bien në nivelin e limiteve  ku mund t’iu rrezikohet seriozisht ekzistenca për pasojë e varfërisë ekonomike. Dëmtimit ekonomik të vendit, thellimit të varfërimit  të shtresave të ndryshme sociale …  duhet t’i ruhemi. Shteti për mendimin tim mund  t’i ashpërsojë më shumë masat mbrojtëse në  kuptimin e ngadalësimit ose parandalimit të përhapjes së mëtejme të pandemisë. Distanca e obligueshme sociale, mbajtja e maskave në vendet publike … njëherësh ashpërsimi dhe zbatimi me rigorozitet i gjobave mund të aplikohet nga policia në mënyrë strikte. Në Kosovë njerëzit ende nuk janë të informuar  sa duhet për rrezikun që sjellë përhapja me shpejtësi e  corona virusit, madje, madje, në masë jo të vogël ende nuk besojnë në ekzistencën e covid 19, ndërsa njerëzit po vdesin gjithandej në planet  për pasojë e infeksionit në masë.

              Unë nuk po arrij të kuptojë se pse shqiptarët, përkatësisht një numër jo i vogël prej tyre, akoma  janë të prirur  të besojnë në teoria konspiracioniste, lajme të rreme dhe thashetheme kuluaresh sesa në lajme që prodhohen në institucionet shtetërore kombëtare dhe atyre ndërkombëtare.  Vetëm në Gjermani fjala vjen, shtetin të cilin e  vlerësojnë si më të përgatiturin  në marrjen e masave të duhura, deri në këto momente që ne po flasim,  kanë vdekur hiç më pak se 9,128 njerëz, pa folur për të tjera vende të cilat  janë edhe  më keq. Nuk jam ithtar i panikave , absolutisht jo,  nuk i përkas  asaj  natyre.  Ajo që po dua ta theksojë  është se  masat, ligji  mbi rregullat se si duhet të sillemi konform situatës, ndërgjegjësimi sa më shumë i qytetarëve duke i informuar me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së tyre, të merren si më  primaret nga institucionet relevante të shtetit… duke mos harruar në këtë rast shoqërinë civile, bashkësitë fetare, mediat, profesionistët shëndetësor  etj.

Informin, ndërgjegjësim, testim dhe sanksionim do të thosha për në fund !  

Lus Zotin të çlirohemi njëherë e përgjithmonë nga kjo lloj pandemie që ka pllakosur  botën./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *