Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër nesh, për fajin e qeverisë tonë
Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, cilëson se masat e paralajmëruar kundër Kosovës janë alarm dhe dëshmi që veprimet e Qeverisë Kurti nuk janë të duhurat.“Arsyetimet dhe e drejta nuk janë argumente më, bota është kthyer kundër shtetit tonë! Këto veprime kanë unifikuar botën perëndimore kundër nesh. Por, edhe përtej”, është shprehur Lushaku-Sadriu.“Ndëshkimi që do të na faturohet do të prek shtetin tonë, secilin qytetar; do të prekë qeverinë edhe vetë kryeministrin. Do të hyjmë në listën e të sanksionuarve të botës demokratike, ku rendi e ligji janë sinonimi i shtetit e sovranitetit”.
Ajo ka shtuar se në vend që të prezantohet rruga drejt afrimit me BE, po prezantohet lista e ndëshkimeve për Kosovën.
“Ky është kthim i rrezikshëm U i rrugës së ardhmërisë së shtetit tonë. Kjo është humbja më e madhe që ka njohur shteti i Kosovës!”.