Lushtaku: Jemi në bisedime edhe me deputetët joshqiptarë për ta votuar Trustin – VV-ja po injoron kërkesat e qytetarëve
Partia Demokratike e Kosovës , po vazhdon t’i bindë deputetët e Kuvendit të Kosovës për ta votuar Projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional, për kalimin e të cilit nevojitet shumica e thjeshtë. Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, në një bisedë , i ka quajtur injorues dhe arrogantë ndaj kërkesave të qytetarëve deputetët që nuk po e përkrahin iniciativën. Lushtaku thotë se kanë diskutuar edhe me Fondin Pensional, dhe u është thënë se tërheqja e mjeteve nga ky Projektligj nuk paraqet ndonjë problem.
Madje sipas tij, deputetët e mazhornacës pyeten se kur do të votohet Trusti, për të cilën thotë se është nevojë imediate për shkak të krizës ekonomike.
“Nëse ata e bëjnë një statistikë personale të tyre si deputetë, besoj që në çdo takim pyesin nga qytetarët e Republikës së Kosovës se kur do të votohet Trusti, sepse kjo kërkesë nuk vjen se ne i kemi thënë pyeti ata qytetarë, sepse qytetarët i kanë komunikimet drejtpërdrejtë më deputetë, por me të vërtet është nevojë imediate që të kenë disa të hyra sa për t’i mbuluar shpenzimet e tyre të përditshme të vështirësuara për shkaka krizës ekonomike dhe me kjo më të vërtet kish lehtësuar jashtë mase krizën ekonomike çfarë përballohen familjet tona në këtë kohë”.