LUTJE SHPIRTI –Nga poetja ;Mimoza Gjetaj
Ishte pranverë…Lulet dhe zërat e ëmbël të fëmijëve mbulonin parkun…Cicërimat e zogjve dëgjoheshin aty këtu.
Bota jashtë gjallëronte…Ndërsa ajo, priste te spitali dhe sikur ngrihej në maja të gishtërinjve, për të pa, sa herë hynte apo dilte dikush…Zgjaste kokën te ajo derë, me shpresën, që sytë e saj, të ëmbël, të ngrirë nga dhimbja, që të mund të ndeshnin shikimin e mamit, që rrinte aty diku e shtrirë .Mbi xhama, veshur me avullin e frymës së saj, vizatonte një zemër, mbi të cilën shkruante (dio ti prego salva la mia mia mamma )…Kalonin ditët, një nga një, dhe ajo heshtje, e atyre syve therës, qëndronte e fiksuar pas derës së sallës së renimazionit, me orë të tëra dhe nuk lëvizte prej aty .
Heshtjen dhe vuajtjet e saj shpirtërore, sikur i kishin bllokuar shpirtin…Ato ditë maji nëpër korridore të bujshme, aty e këtu shkruante:”Mami ngrihu dhe eja, se ne po të presim…”
Kaposala, duke parë çdo ditë pas dere… e kalonte fshehtazi shikimin, që sytë e saj të mos përplasnin me shikimet lutëse të vogëlushes…
Një pasdite, e prekur nga shikimet e saj, e lejoi të hynte për një minutë…Vogëlushja, edhe pse kishte një pamje trishtuese, nuk derdhi asnjë pikë lot, para syve të mamit… Para se të largohej, i la një letër, ku shkruante:”Ti duhet të luftosh edhe për ne, që të duamë shumë ..”
U largua në heshtje…Para derës e priste babi, tezet, nëna dhe vëllai më i vogël…Atë moment sytë e saj shkëlqyen si dy kristale te rralla…Kaposala e përkëdheli ëmbël..Vogëlushja u afrua ngadalë dhe i pëshpërit lehtë në vesh …”Faleminderit…” U largua më e qetë…E ndjente se mami i saj e kishte marrë mesazhin..
Kalonin ditët dhe shpresa e saj shtohej. Shpirti i saj e ndjente që mesazhi që i la, do ta ndihmonte të luftonte .
Fillim maji…Si çdo ditë pas mësimit, ajo shkonte te spitali. Atë ditë Kaposala iu afrua dhe i tha:”Vogëlushe, e di ti, që unë kam një surprizë për ty ?! Ajo e shikoi me kureshtje, sikur donte t’i thoshte:”Nuk lëvizë nga këtu” Por, në atë moment u afrua edhe doktoresha dhe të dyja bashkë, e morën për dore dhe filluan të ecnin përgjatë një korridori, derisa vogëlushja kureshtare, po shikonte herë në njërën dhe herë në anën tjetër…Në fund të korridorit, u ndalën…I lëshuan duart e vockla dhe duke e përkëdhelur lehtë flokët dhe faqet, i thanë:”Vogëlushe, nisu dhe vrapo te mami, që po të pret e gëzuar…”
Papritmas, u hap dera, ndërsa para saj u shfaqë mami i saj, që po e priste e buzëqeshur..Iu afrua, por kishte frikë ta puthte dhe përqafonte fort, por ndjeu se si lotët e gëzimit i rrëshqitnin faqeve, buzëve dhe po i lanin mjekrën e vogël, që po i dridhej…
Ngriti sytë lartë dhe në murin përballë, pa një kryq të varur në mur..U drejtua andej dhe tha:”Të faleminderit o Zot, që dëgjove lutjen time…”
(Nga një histori e vërtetë )
Venezia ..
O3/02 /2019