LVV sfidon opozitën: Nëse ka kërkesë do të mbështesim shpërndarjen e Kuvendit

   Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, do të mbështesë kërkesën eventuale të partive opozitare për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, që automatikisht do të dërgonte vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, thotë për KosovaPress, se janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme dhe këtë do të dëshmojnë përmes përkrahjes për vetëshkarkimin e deputetëve.

““Ne kemi qenë dhe jemi të gatshëm për zgjedhje, pa asnjë dyshim. Tashmë këtë gatishmëri për zgjedhje e kemi shoqëruar edhe me gatishmëri për të mbështetur kërkesën eventuale të opozitës për të shpërndarë Kuvendin. Mbi bazën e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në vitin 2020, ekziston vetëm një mundësi për të shkuar me automatizëm në zgjedhje, kjo është shpërndarja e Kuvendit. Shpërndarja e Kuvendit kërkon dy të tretat e deputetëve dhe nuk kërkon nënshkrime, thjesht nëse ka kërkesë për të shpërndarë Kuvendin, është çështje pastaj e deputetëve në mënyrë të hapur”, thotë ai..