M I N A T O R Ë T- Shkruan; Hasan BALA
Minatorët e Trepçës po i kalojnë 3 ditë të gjata e të mundimshe në horizontin e X të nëntokës (të mbyllur në thellësinë rreth 1000 metra nën tokë). Pamjet janë të trishta. Një trishtim të këtillë populli i Kosovës ka parë e përjetuar vetëm në fund të viteve ’90, kur represioni intensiv që “Kasapi i Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, ushtronte mbi popullin e pambrojtur të Kosovës i shtyri mijëra minatorë, që, në shenjë proteste, të mbylleshin një mijë metra nën tokë dhe të grevonin si “në varr për së gjalli”!
Ishte diçka e rëndë dhe e paparë, që bëri jehonë në mbarë ish-Jugosllavinë dhe në botë.
Çuditërisht, njëzet e pesë vjet pas përzënies së pushtuesit serb nga Kosova, dikush me padrejtësitë e pakujdesitë e mëdha ndaj tyre, i detyroi përsëri të mbyllen në horizontin e dhjetë e të grevojnë si “në varr për së gjalli”
Por, çuditërisht, tani jehona e grevës së tyre nuk arrinë të dëgjohet as deri tek Institucionet e Kosovës!
Në një fjalim pompoz, gjatë fushatës elektorale, “lideri sprem” i VV-së, lideri “që i di të gjitha”, shpërndarësi i suksesshëm i “balonave të shpresës”, mjeshtri i një filozofie të përsosur demagogjike, zoti Albin KURTI, thoshte:
Me minatorët janë bërë krime të mëdha. E KRIM nuk është vetëm të bësh keq. Krim është edhe të mos bësh mirë, kur e ke përgjegjësi ta bësh atë… Kështu dikur Albin Kurti, tani Kryeministër i Kosovës, u mbante fjalime demagogjike të pashembullta minatorëve të Treepçës.
E sot, kur, edhe pas tri ditësh 200 minatorë qëndrojnë mbyllur në kushte tejet të vështira në horizontin e X dhe “grevojnë si në varr për së gjalli”, Jo kryeministri i “balonave me ngjyra, me të cilët i joshte dikur, jo ai, por asnnjë zëvendës i tij, Ministri i Financave apo kushdoqoftë tjetër prej “të mëdhenjve” të Qeverisë nuk e sheh të udhës t’i vizitojnë e të merren me PROBLEMET E TYRE!!!
Vallë, kështu do të duhej të sillej me një grevë minatorësh një qeveri që vetveten e quan “QEVERI E SHPRESËS”…?
Nuk mund ta besoj.
26 TETOR 2023 ~ HHB ~
/www.qendrapress.com/