M.K është 23-vjeçari nga Mitrovica që u qëllua për vdekje mbrëmë në vendin e tij të punës

0

.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh tregon se personat e dyshuar gjendet në arrati.

“Rr. Bislim Bajgora, Mitrovicë 12.02.2021-22:19. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë e kanë qëlluar me armë zjarri tri viktimat meshkuj kosovarë. Dy prej tyre janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa personi tjetër ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor i Spitalit Rajonal Mitrovicë. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është vërejtur se dy vetura janë të dëmtuara nga predhat e shkrepjes së armës. Të dyshuarit gjenden në arrati”, thuhet në raportin e policisë.Siç raportohet, dyshohet se dorasi kishte në shënjestër pronarin e një picerie, por plumbi goditi 23-vjeçarin.Mehmet Kurti po raportohet se është 23-vjeçari nga Mitrovica që u qëllua për vdekje mbrëmë në vendin e tij të punës.Ngjarja e rëndë sipas policisë ka ndodhur rreth orës 22:20 minuta.Deri më tani nuk dihet shumë për motivet dhe prapavijën e këtij rasti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *