M.Krasniqi;E shohim fitoren e Shaqir Totajt si fitore e shpresës për qytetarët e Prizrenit

0

 Partia Demokratike e Kosovës nuk e sheh fitoren në Prizren, si fitore në një komunë. Ne e shohim fitoren në Prizren, si fitore të zhvillimit mbi degradimin, fitore të progresit mbi stagnimin, fitore të transparencës mbi keqpërdorimin.

E shohim fitoren e Shaqir Totajt si fitore e shpresës për qytetarët e Prizrenit dhe fitoren e PDK-së si rikthim të fuqishëm, që nisë në Prizren e shtrohet në mbarë Kosovën.

Prizreni qe katër vite është udhëhequr keq, me afera korruptive e degradim të skajshëm. Ky model i keqqeverisjes në Prizren tash e disa muaj është shpërfaqur edhe në nivel qendror.

Po e shohin të gjithë qytetarët çfarë menaxhimi i dobët po ndodhë me pandeminë Covid-19.

Në nivelin qendror, si opozitë, po përpiqemi të inkurajojmë të gjithë që ta ndalojmë rrezikun, ndërsa në Prizren, në zgjedhjet e tetorit, duhet ta ndalojmë keqqeverisjen dhe këtë model degradues.

PDK në Prizren ka kandidatin më të përgatitur për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e perspektivës për të gjithë qytetarët, pa dallim.

PDK, po ashtu, ka kandidatët më të mirë për Kuvendin Komunal që përfaqësojnë çdo pjesë të territorit të kryeqytetit historik të Kosovës./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *