Macron propozon një “paradhomë” për vendet si Kosova që synojnë integrimin në BE

                        Presidenti francez, Emmanuel Macron ka shpalosur vizionin e tij për Europën e të ardhmes, një Europë e shpejtësive të ndryshme në nivelin e brendshëm dhe krijimin e një komuniteti politik te Europës si vizion për strukturimin e kontinentit europian për të përfshirë vende si Ukraina, Gjeorgjia, apo Moldavia, por edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.“Edhe nëse Bashkimi Europian do t’i akordonte shpejt Ukrainës statusin e kandidatit, se procesi i anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Europian do të merrte shumë vite e padyshim shumë dhjetëveçarë. Kjo është e vërteta”, ka deklaruar presidenti francez.

“Le të jemi të qartë. Bashkimi Europian për nga niveli i tij i integrimit dhe ambicies nuk mund të jetë e vetmja përgjigje afatshkurtër e strukturimit të kontinentit evropian”, ka deklaruar Macron.

Sipas presidentit francez duhet gjetur një zgjidhje në emër të stabilitetit, prosperitetit të Bashkimit Europian pa cënuar intimitetin e ndërtuar midis shteteve anëtare të BE-së.

“Nuk duhet të themi siç e kemi thënë deri tani, që përgjigjja e vetme është anëtarësimi në në BE, por të hapim një debat historik në lartësinë e ngjarjeve që po përjetojmë mbi organizimin e kontinetit evropian”, ka shtjelluar ai. Në këtë kuadër, Emmanuel Macron i është referuar konceptit të presidentit Françoi Miterrand për krijimin e një konfederate europiane, të cilës i bashkangjitej edhe Rusia, koncept që ishte tepër i avancuar për epokën. Por sipas presidenti Francez, Miterrand shtronte pyetjen e duhur: Si të organizojmë Europën në nivelin politik?

Pse Macron përfshin edhe Ballkanin në komunitetin politik?

Presidenti francez ka ripërsëritur vizionin për anëtarësimin e Ballkanin Perëndimor në BE.

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE