Madhështia e Kadri Veselit, njihet që nga respekti që kishte për Ibrahim Rugovën- Shkruan:Mërgim Hasi
Tani kur ish kryetari i Parlamentit Kadri Veseli, gjendet padrejtësisht me ajkën e çlirimtarëve në Hagë, të thuash se janë zgjuar zërat real, për të dëshmuar se cili ishte bashkëpunimi i Kadri Veselit me ish Presidentin Ibrahim Rugova. Kjo është e qartë se sa shumë e nderonte dhe respektonte Veseli , ish Presidentin Rugova e kjo mbahet mend nga vrojtuesit real të gjendjes që në intervistën e parë publike të Kadri Veselit atëbotë për RTK .Kadri Veseli gjatë gjithë kohës ka bashkëpunuar ngushtë me ish Presidentin Rugova, e këtë jo që se kanë ditur shumica e atyre që është dashur ta dijë. Por, smirëkqinjtë këtë dëshmi janë munduar ta anashkalojnë e të gënjejnë deri ne të pavërtetën se kanë pasur mospajtime. Jo e vërteta është krejt ndryshe, sepse Veseli kishte bashkëpunim tepër të mirë e tani së fundi këtë e dëshmoi edhe gjeneral Hisen Berisha. Por këtë e ka dëshmuar nëpër kohë vetë Veseli. Prandaj , jo rrallë është thënë se Madhështia e Kadri Veselit, njihet që nga respekti që kishte për Ibrahim Rugovën. Vetëm duke pasur atë bashkëpunim është vepruar në drejtim të sigurisë së Kosovës, E njëri ndër parimet parësore të Ibrahim Rugovës ishte siguria në vend. Këtë gjë dihet botërisht se e bënte bashkë me të parin e sajë Kadri Veselin. Ndoshta ngadalë , por sigurt tani më po dalin faktet e vërteta se vetëm një bashkëpunimi real i udhëheqësve e sollën Kosovën deri këtu, sepse përndryshe shërbimet e Serbisë, Rusisë e shume shte tjera që punonin kundër pavarësisë së Kosovës do ta kishin bërë lëmsh Kosovën,Por , ai bashkëpunim ishte fakt që siguria ishte në nivelin më të mirë, e të shpresojë se së fundi do vije koha që vërteta të thuhet ashti siç është./qendrapress.com/