Maliqi: Kurti nuk i kupton rregullat e lojës
Njohësi i çështjeve politike, filozofi, Shkëlzen Maliqi ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke thënë se “nuk i kupton rregullat e lojës me faktorët ndërkombëtarë”.Sipas Maliqit, Kurti është duke i “injoruar dhe përbuzur propozimet e BE dhe SHBA, sepse i mban në xhepin e vogël prej gjeniu idetë e veta se si duhet të jetë marrëveshja me Serbinë”.Më tej ai ka thënë se Kosova në historinë se saj kurrë nuk ka qenë me përkrahur se sa tani në çështjet gjeopolitike.“Është naivitet absolut dhe vetëdestruktiv të krekosesh me ide dhe mençuri para atyre që në të vërtetë janë arbitrat e marrëveshjes. Gjatë historisë asnjëherë nuk kemi pas fat të tillë, si aktualisht, që të jemi të përkrahur nga shumica e superfuqive vendimmarrëse në çështjet gjeopolitike, por ja që gjeniu ynë dritëshkurtër paska vendosur mos ti përfillë Amerikën, Britanin dhe Francën!”, ka thënë Maliqi.Ai ka përfunduar duke thënë “Pa, pa, pa, pa! Aferim bre! Le të na merr tash lumi…”.